LAJMI I FUNDIT:

Bledi Mane befason me deklaratën për Kiarën: Në fillim e adhuroja, kam bërë këngë për të në ‘dhomën e rrëfimit’

Bledi Mane befason me deklaratën për Kiarën: Në fillim e adhuroja, kam bërë këngë për të në ‘dhomën e rrëfimit’

Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane, po vazhdon të marrë vëmendje me deklaratat e tij pas daljes nga shtëpia.

Ish-konkurrenti së fundmi ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ndërsa ka folur për eksperiencën brenda, daljen e po ashtu edhe për disa banorë të tjerë.

Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores, Kiara Tito.


Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin.

Tutje shtoi se donte t’i ‘jepte një dorë’ Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.

“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje”, u shpreh ai.

Dalja e Bledi Manes (Foto: YouTube)

“Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”, theksoi Mane.

Bledi kujtojmë se doli vullnetarisht nga BBVA në një televotim me Luizin dhe Kiarën, duke ia bërë si dhuratë kësaj të fundit. /Telegrafi/