LAJMI I FUNDIT:

Berisha rrezikon të dënohet rëndë

Berisha rrezikon të dënohet rëndë

Besart Berisha vazhdon të jetë figurë shumë e rëndësishme në kampionatin e Australisë në futboll.

Berisha të shtunën shënoi një gol të bukur e më pas u ndëshkua direkt me karton të kuq, derisa skuadra e tij, Melbourne Victory, u kualifikua për serinë finale të kampionatit, pas fitores 4:1 në udhëtim ndaj Wellington Phoenix.

Sulmuesi 30-vjeçar shënoi për 1:0 në minutën e nëntë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me thembër. Ishte ky goli i 17-të i Berishës në 25 paraqitje kampionale, që vetëm konfirmoi formën e lartë që po kalon ai edhe këtë edicion, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.


Por Berisha në të njëjtën ndeshje shfaqi edhe anën tjetër të tij. Si gjithmonë luftarak, ai në një duel në ajër u godit me bërryl në kokë nga një lojtar i Wellingtonit. Derisa po merrte ndihmën mjekësore, i shtrirë në fushë, kosovarit iu afrua kapiteni i Wellingtonit, Andrew Durante.

Ndonëse i shtrirë, Berisha zgjati këmbën dhe provoi të shqelmojë në trup Duranten. Kontakti me të ishte fare i vogël. Për këtë shkelmim, Berisha u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe u përjashtua në minutën e 35-të.

Ky përjashtim mund t’i kushtojë shtrenjtë Berishës dhe skuadrës së tij, Melbourne Victory. Ai do të mungoi në ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit, që Melbourne e luan ndaj Brisbane Roar. Por ekziston rreziku që Berisha të dënohet me më shumë se një ndeshje, nëse vepra e tij cilësohet si sjellje e dhunshme.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori