LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale videoja që shfaq Vidalin e dehur teksa nuk mund të hyjë në veturë

Bëhet virale videoja që shfaq Vidalin e dehur teksa nuk mund të hyjë në veturë
(Foto: Screenshot/Twitter/instagram)

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, është bërë hit në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje, në të cilën duket se ai nuk arrin të futet në veturë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ngjarja ka ndodhur më 18 gusht (kur edhe xhiruar videoja), tri ditë para ndeshjes hapëse të Nerazzurrëve në Serie A kundër Genoas.


Nuk është e qartë arsyeja pse xhirimi është bërë tash viral, rreth dy muaj pas publikimit.

Xhirimi është realizuar nga disa femra nga një ballkon pranë rrugës, ku vërehet një veturë e kuqe sportive.

Pasi ka pozuar me disa fansa për fotografi, Vidal është përpjekur të hyjë në veturë, por ka përfunduar duke u rrotulluar në pjesën e pasme të veturës.

Me pakëz ndihmë, ai ka arritur në ulësen e pasagjerit, por i kthyer prapa.

Femrat që e kanë bërë xhirimin dëgjohen duke qeshur dhe duke thënë: “Ai nuk po mundet as të qëndrojë në këmbë”.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se Interi është njoftuar për incidentin dhe se e ka diskutuar me lojtarin që në muajin gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori