Bebe Rexha renditet lartë në top listat amerikane me "I got you" (Foto)


Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha para pak ditësh publikoi projketin e saj më të ri, këngën dhe klipin "I got you".
Kënga është pëlqyer shumë që në daljen e parë, gjersa ka arritur të grumbullojë edhe shifra të larta klikimesh në YouTube.
Disa nga top listat e njohura amerikane e kanë renditur kogja mirë artisten Rexha, e cila tashmë është një emër i njohur në SHBA.
Së fundmi, Bleta ka publikuar një fotografi në Instagram Story, përmes së cilës ka treguar se është ndjerë e befasuar kur ka parë këngën e saj të renditet e 38-a në një prej top listave më të njohura amerikane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/01/2017
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































