LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi bën simbolin e shqiponjës me duar në fotosesionin e realizuar për Met Gala 2023

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi bën simbolin e shqiponjës me duar në fotosesionin e realizuar për Met Gala 2023
Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, patën një paraqitje të shkëlqyer në Met Gala 2023.

Rita dukej glamuroze dhe tejet atraktive e veshur me një fustan të zi me prerje të shumta me material transparent anash.


Jo më pak elegant dukej edhe burri i saj, regjisori i famshëm me origjinë nga Zelanda e Re.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Taika kishte veshur një setër të madhe të gjatë deri te këmbët, në ngjyrë të hirtë të materialit saten.

Veshja transparente e Rita Orës në Met Gala 2023 i zbuloi këngëtares më shumë se ç'duhet në disa raste
Lexo po ashtu Veshja transparente e Rita Orës në Met Gala 2023 i zbuloi këngëtares më shumë se ç'duhet në disa raste

Këtë ai e kishte kombinuar me një palë pantallona të bardha dhe rruaza që i kishte të lidhura në mes.

Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Regjisori i “Thor” publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitja në ngjarjen më të madhe vjetore në industrinë e modës.

Në mesin e shumë fotografive mund të shihet një, ku ai bën simbolin e shqiponjës me duar, e që si inspirim duket se vjen nga gruaja e tij shqiptare.

Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Rita Ora dhe Taika përndryshe u martuan vitin e kaluar në një ceremoni private.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Ata u njohën në verën e vitit 2021, kur këngëtarja shqiptare udhëtoi në Australi për t’u bërë pjesë e jurisë së spektaklit shumë të shikuar atje, “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Taika Waititi në Met Gala 2023 (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori