LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams

Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams

Nico Williams është futur në vitin e fundit të kontratës me Athletic Bilbaon dhe largimi i tij në verë nga klubi bask është i pashmangshëm.

Sulmuesi i talentuar është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por katalunasit po hasin në vështirësi të mëdha për t’i siguruar shërbimet e tij.


Blaugrana ka probleme të mëdha financiare dhe tanimë kanë mbetur mbrapa skuadrave angleze në luftën për t’i siguruar shërbimet e yllin spanjoll.

Mundo Deportivo ka raportuar se Nico Williams tani po preferon kalimin në Ligën Premier ku tre klube të mëdha janë vënë pas tij.

Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë duke kërkuar me ngulm shërbimet e sulmuesit spanjoll i cili në verë do të jetë i lirë.

Arsenal dhe Chelsea në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll
Lexo po ashtu Arsenal dhe Chelsea në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll

Të tre skuadrat angleze janë të gatshme t’i ofrojnë pagë shumë më të madhe se Barcelona lojtarit dhe kjo është arsyeja që katalunasit kanë mbetur mbrapa për t’i siguruar shërbimet e tij.

21-vjeçari këtë edicion në 24 ndeshje mes kampionatit dhe Copa del Rey ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori