Barcelona – Inter: Tri beteja kryesore për t’u ndjekur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona është nikoqire e Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në “Olimpic Lluis Companys”, me fillim nga ora 21:00.
Ndërsa Barcelona përgatitet të presë Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte (e mërkurë) mbrëma, e cila pritet të jetë një përballje po aq interesante sa ajo e të martës mbrëma, ku Paris Saint-Germain fitoi 0-1 ndaj Arsenalit.
Mediumet italiane kanë dhënë një vështrim në disa nga betejat kryesore që mund të ndikojnë në rezultatin midis dy gjigantëve evropianë.
Barcelona kundër Interit: Tri beteja kyçe për t’u ndjekur
Lamine Yamal kundër Alessandro Bastoni
Barcelona krenohet me një nga sulmet më të rrezikshme në planet me formacionin e saj të përbërë nga Robert Lewandowski, Raphinha dhe Lamine Yamal.
Ky i fundit, ende vetëm 17 vjeç, po kalon një sezon të shkëlqyer në sezonin 2024/25, me katër gola dhe katër asistime nga 11 paraqitje në Ligën e Kampionëve, përveç gjashtë golave dhe 14 asisti9me të tij në La Liga.
Duke supozuar se ai do të luajë në pozicionin e tij natyror nga krahu i djathtë i sulmit të Barcelonës, ai do të luajë kundër Alessandro Bastonit në të majtë të mbrojtjes së treshes së Interit.
26-vjeçari është rritur dhe është bërë një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe aktualisht luan në një linjë mbrojtëse që ka pësuar vetëm pesë gola në 12 ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani këtë sezon.
Pedri kundër Nicolo Barella
Beteja në mesfushë do të jetë thelbësore në luftën për kontrollin e ndeshjes të mërkurën në mbrëmje. Frenkie De Jong dhe Pedri pritet të luajnë si titullar në një pozicion të dyfishtë për Barcelonën, ndërsa Interi nuk pritet të ndryshojë nga treshja e preferuar e mesfushës Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan.
Brenda asaj beteje do të jetë një përballje interesante midis Barellës dhe Pedrit, të cilët të dy konsiderohen ndër mesfushorët më të mirë në Evropë aktualisht.
Barella krenohet me një tipar të vlefshëm, pasi shpesh është po aq efektiv edhe jashtë posedimit të topit sa është edhe me topin, dhe do të jetë në gjendje t’i shkaktojë Barcelonës shumë probleme me presionin e tij të palodhur dhe aftësinë në kundërsulm nëse jep maksimumin.
Pau Cubarsi/Ronald Araujo kundër Lautaro Martinez/Marcus Thuram
Ndërsa Barcelona ka një nga repartet sulmuese më të forta në botë, edhe Interi nuk është pa kërcënime në sulm.
Për fat të mirë për Nerazzurrët, Marcus Thuram është në rrugë për t’u rikthyer në formacionin titullar pas një mungese prej tre ndeshjesh, e cila ka përkuar me një seri prej tre humbjesh në Serie A dhe Kupën e Italisë pa francezin në formacion.
Me Lautaro Martinezin dhe tetë golat e tij në Ligën e Kampionëve deri më tani në sezonin 2024/25, Pau Cubarsi dhe Ronald Araujo gjithashtu do të duhet të jenë të kujdesshëm nëse duan t’i mbajnë sulmuesit Nerazzurrë jashtë Barcelonës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille refuzon ofertën e Napolit për Zhegrovën, kërkon më shumë

Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh

Lamine Yamal bën histori: I sjell Barcelonës mbi 2 milionë euro për vetëm 24 orë

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Barcelona i kërkon një nder të fundit Ansu Fatit

Një short i hedhur mund ta vendos vendin e fundit të Serie A që do të luajë në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar