LAJMI I FUNDIT:

Barcelona bën bilancet me lojtarët e huazuar – nëse ata shiten do të kenë rast të marrin Haalandin

Barcelona bën bilancet me lojtarët e huazuar – nëse ata shiten do të kenë rast të marrin Haalandin

Drejtimi sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është tashmë plotësisht i fokusuar në përshpejtimin e afatit kalimtar të verës, por paralelisht po punon edhe për mbylljen e rinovimeve të Ronald Araujo dhe Gavi.

Klubi është duke tentuar të gjejë klube të reja për Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Francisco Trincao dhe Miralem Pjanic, ku me largimin e tyre do të bëhej plotësisht edhe rinovimi i skuadrës për sezonin 2022/23.


Nëse këta arrijnë të largohen, do të rriste shanset e Barçës për të marrë atë që dëshiron që padyshim mbetet objektivi kryesor i Joan Laporta: Erling Haaland.

Më poshtë situata e katër lojtarëve që janë të huazuar dhe mund të vlejnë ende para.

Antoin Griezmann

Në parim, rasti i sulmuesit francez duket se është ai që është më i mirë në pistë. Atlético Madrid pranoi një klauzolë të detyrueshme blerjeje për 40 milionë euro, me një kusht më se të arsyeshëm.

Antoine Griezmann duhet të luajë 50 për qind të ndeshjeve. Në rast të lëndimit, këto ndeshje nuk llogariten. Në fakt, ai aktualisht ka 8 ndeshje jashtë për shkak të lëndimit në të gjitha garat, por deri atëherë ‘Princi i Vogël ka qenë titullari i padiskutueshëm për Diego Pablo Simeone (22 ndeshje, 8 gola dhe 2 asistime). Griezmann nënshkroi për Barçën deri më 30 qershor 2024 dhe ka një klauzolë prej 700 milionë euro.

Philipe Coutinho

Barça shpreson se puna e mirë e brazilianit në fillimin e tij me Aston Villa do t’i lejojë atij të kryejë negociatat për transferimin e tij verën e ardhshme. Opsioni për blerje që kanë nënshkruar është 40 milionë euro, megjithëse zyrtarët e Barcelonës e dinë se kjo nuk është një shifër e palëvizshme.

Nëse Philipe ruan performancën e tij të mirë fillestare (3 ndeshje, 2 gola dhe 2 asistime) do të jetë koha për të negociuar. Coutinho përfundon kontratën me Barçën më 30 qershor 2023 dhe ka një klauzolë prej 400 milionë euro.

Francisco Trincao

Sulmuesi i ri portugez (22 vjeç) është në huazim deri në fund të sezonit në Wolverhampton dhe në klubin anglez ai ka minuta (19 ndeshje, 991 minuta të luajtura, 1 gol).

Barça mbylli një opsion blerjeje jo të detyrueshme për të cilën shifra nuk u bë e ditur zyrtarisht, por flitet se është diku rreth 30 milionë euro.

Megjithatë, ardhja e Adama Traores në “Camp Nou” mund të lejojë një shkëmbim që nuk do të përfshinte para dhe do t’i lejonte të dy të konsolidoheshin në ekipet e tyre aktuale. Trincao ka një kontratë të nënshkruar me Barçën deri më 30 qershor 2025 dhe një klauzolë prej 500 milionë euro.

Miralem Pjanic

Mesfushori boshnjak është i huazuar te Besiktas deri në fund të sezonit. Miralem mbërriti te Barça në vitin 2020 si pjesë e një operacioni shkëmbimi për Arthur Melo me Juventusin, në të cilin vlera e tij e transferimit ishte 60 milionë plus 5 në bonuse.

Ronald Koeman nuk ka besuar te ai, ndërsa në skuadrën e Stambollit ai është titullar i rregullt (21 ndeshje, 4 asistime). Në prag të 32-vjetorit, Barça do të kërkojë një zgjidhje që të bindë të dyja palët.

Pjanic ka kontratë me Barçën deri më 30 qershor 2024 dhe një klauzolë prej 400 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori