Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona thuhet se janë të interesuara në sigurimin e nënshkrimit të mbrojtësit të talentuar të Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak i është bashkuar skuadrës zikaltër vetëm verën e kaluar, por paraqitjet e tij superiore kanë kapur syrin e klubeve më të mëdha në Evropë.


Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, skuadrat që duan shërbimet e sllovakut janë gjigantët spanjollë, Barcelona e Real Madrid, dhe ai anglez, Manchester City.

Ky medium thekson se të tri skuadrat janë duke ndjekur nga afër 22-vjeçarin që erdhi nga Sampdoria dhe kanë bërë kërkime tek skuadra nga San Siro për sa i përket disponueshmërisë së tyre.

Milan Skriniar Antonio Candreva Mauro Icardi Skriniar duke festuar njërin nga golat e tij (Getty Images)

Drejtori sportiv i Nerazurrëve, Piero Ausilio thuhet se e konsideron Skriniarin si 'të pa-shitshëm', por e përditshmja italiane thotë se një ofertë mund të vijë së shpejti në zyrat e klubit.

Tutje, gazeta italiane raporton se oferta pritet të jetë shumë e mirë për të mos u konsideruar nga Interi.

Qendërmbrojtësi ka bërë 23 ndeshje për Interin deri më tani këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar edhe tre gola.

Interi e bleu lojtarin për rreth 25 milionë euro, por çmimi i tij aktualisht mendohet se sillet rreth 60 milionë. /Telegrafi/

telegrafi sport app