LAJMI I FUNDIT:

Arsenali synon transferimin e Iscos me parametra zero

Arsenali synon transferimin e Iscos me parametra zero

Arsenali ka kohë që po tenton transferimin e Iscos nga Real Madridi.

Skuadra londineze duket se tani është afër që t’ia arrij qëllimit, pasi spanjolli e kërkon largimin nga Los Blancos.


Sipas asaj që raporton Mirror Sport, Isco nuk ka insistuar të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Kështu, nga muaji i ardhshëm, mesfushori do të jetë i lirë të diskutojë me secilën skuadër që i ofron pagë të majme dhe siguri për më shumë minuta.

Por, mediumi anglez raporton se Isco e pëlqen kalimin te Arsenali, duke ditur se vendi i titullarit nuk do të diskutohej.

The Gunners do të presin deri në verën e vitit të ardhshëm për t’i marrë shërbimet e tij, derisa Chelsea e Liverpool thuhet se janë po ashtu të interesuara. /Telegrafi/