Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt


Manchester City e ka konfirmuar se trajneri Enzo Maresca ka marrë pozitën e trajnerit.
“Qytetarët” e kanë zëvendësuar Pep Guardiolan me ish-asistentin e tij, që së fundmi ishte në krye të Chelseas.
Përmes një komunikate zyrtare, City njoftoi se Maresca ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2029.
“Manchester City është i lumtur të konfirmoj afrimin e Enzo Maresca si trajner. Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029”, thuhet në komunikatë.
Welcome back, Enzo 🩵
🔗 https://t.co/7BpGdG82na pic.twitter.com/2RfmNA7qMj
— Manchester City (@ManCity) June 29, 2026
Ndërkohë, Maresca është i lumtur që u rikthye sërish te City dhe skuadrën që do ta drejtojë.
“Manchester City është klub që e njoh shumë mirë dhe për ta menaxhuar këtë klub është mundësi brilante për mua”.
“Do të jetë aventura ime e tretë këtu. E njoh këtë klub, kërkesat dhe pritjet. Kualiteti i njerëzve që punojnë këtu e bënë të veçantë dhe dua t’i falënderoj që kanë shfaqur besim në aftësinë time”, deklaroi ai./Telegrafi/






































