Man City e shet një rezervistë për 50 milionë euro, plus mban edhe 20 për qind të kartonit
Leeds United ka konfirmuar transferimin e portierit të Manchester Cityt, James Trafford, për një shumë rekord për një portier anglez.
23-vjeçari ka kompletuar transferimin te klubi nga Elland Road, ku ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Leeds United.
Përveç njoftimit për nënshkrimin e kontratës, Leeds United ka njoftuar gjithashtu se Trafford është blerja më e shtrenjtë në histori të klubit të tyre.
🆕 Club record signing! pic.twitter.com/AagjHj4DbQ
— Leeds United (@LUFC) August 6, 2026
“Leeds United është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e James Trafford, i cili u bashkua me të bardhët nga Manchester City në një marrëveshje pesëvjeçare për një tarifë të pazbuluar, rekord të klubit”, thuhet në njoftim.
Sipas The Athletic, City do të marrë 50 milionë euro nga kjo shitje plus bonuse për portierin e tyre rezervë.
🔥 Welcome to Leeds, James! pic.twitter.com/Lps89bMTiT
— Leeds United (@LUFC) August 6, 2026
City gjithashtu ka ruajtur të drejtën për 20% të çdo shitjeje të mëvonshme, duke e bërë këtë një marrëveshje shumë fitimprurëse për klubin nga Etihad.
Ndryshe, blerja e Trafford nga Leeds kalon ato të Georginio Rutter (41.2 milionë euro), Tarik Muharemovic (40 milionë euro), Rodrigo (30 milionë euro), Daniel James (29 milionë euro) dhe Brenden Aaronson (29 milionë euro). /Telegrafi/


































