LAJMI I FUNDIT:

Arsenali monitoron yjet e mëdhenj të Serie A, synon transferimin e njërit mes Lautaros ose Osimhen

Arsenali monitoron yjet e mëdhenj të Serie A, synon transferimin e njërit mes Lautaros ose Osimhen

Klubi anglez, Arsenali është në kërkim të një transferimi të madh në sulm dhe tashmë ka etiketuar emrat e mundshëm, të cilët vijnë nga Serie A.

Ekipi i Mikel Artetas është afër të arrij objektivin e këtij sezoni për të arritur një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.


Rikthimi në futbollin e Ligës së Kampionëve do të rrit edhe apetitet e Topçinjve, të cilët do të synojnë të përforcojnë skuadrën për të garuar në mënyrë sa më të denj.

Kështu, trajneri Arteta dhe drejtuesit e klubit nga Emirates kanë vëmendjen te transferimet e reja gjatë verës dhe nëse arrijnë objektivin, do të hidheshin në kërkim të një sulmuesi të kompletuar.

Arsenali i vendosur për revolucion në verë, ka gati 215 milionë euro për transferimin e tre yjeve
Lexo po ashtu Arsenali i vendosur për revolucion në verë, ka gati 215 milionë euro për transferimin e tre yjeve

Klubi anglez tashmë ka identifikuar emrat e mundshëm për t’u përforcuar dhe të dy vijnë nga Serie A dhe janë golashënues të lindur.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Arsenali po monitoron situatën e yllit të Interit, Lautaro Martinez dhe atij të Napolit, Victor Osimhen.

Martinez po kalon sezonin e tij më të mirë individual për Interin pasi ka shënuar 14 gola në vetëm 27 ndeshje të Serie A.

Transferimi i tij nuk është i pamundur, por mund t’i kushtonte Topçinjve rreth 80 milionë euro.

Osimhen është një vit më i ri në moshë, pra 23-vjeçar dhe tashmë ka kaluar 10 gola në ligë për të katërtin sezon radhazi.

Napoli shpenzoi gati 70 milionë funte për ta nënshkruar atë në vitin 2020, kështu që ata pritet të kërkojnë së paku 100 milionë euro.

Dyshja nga Serie A i janë shtuar treshes së admiruar prej kohësh: Jonathan David, Dominic Calvert-Lewin dhe Alexander Isak, si opsione transferimi në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori