Pas shkëlqimit në elitën e futbollit kosovar, Jetmir Topalli do të vazhdoj karrierën në futbollin turk.

Sulmuesi anësor ishte ndër më të mirët te Ballkani edicionin e fundit, ndërsa më nuk do të jetë pjesë e klubit nga Suhareka.

Transferimi i sulmuesit kaçanikas në futbollin turk mund të quhet si punë e kryer, sipas medieve turke.

Kështu të paktën kanë bërë të ditur mediat në Turqi, derisa kanë raportuar se futbollisti i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor.

Mediat në shtetin turk e kanë krahasuar lojtarin me pasardhësin e Vedat Muriqit.

Malatyaspor ka garuar edicionin e kaluar në Superligë, por edhe përkundër që përfundoi në pozitën e 16-të, do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës edhe për edicionin e ri pasi FFT vendosi që asnjë skuadër të mos bie nga elita e futbollit turk.

22-vjeçari shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Vushtrri.

Së shpejti pritet të dalin edhe detaje nga largimi i Topallit dhe pritet të mësohet se sa para do t’i paguajë Malatyaspor klubit kosovar Ballkanit për sulmuesin e talentuar. /Telegrafi/