LAJMI I FUNDIT:

Arnautovic te United: Çfarë dihet deri më tani dhe pse Ten Hag e do transferimin e tij

Arnautovic te United: Çfarë dihet deri më tani dhe pse Ten Hag e do transferimin e tij

Manchester United pritet të bëjë një ofertë të përmirësuar për të nënshkruar me Marko Arnautovic, edhe pse Bologna e konsideron reprezentuesin austriak ‘të pashitshëm’.

33-vjeçari u kthye në Serie A verën e kaluar, duke u transferuar në “Stadio Dall’Ara” në një marrëveshje prej tre milionë euro nga Shanghai Port.


Djajtë e Kuq kishin një ofertë prej 8 milionë eurosh të refuzuar nga Rossoblu javën e kaluar, por pritet të bëjnë një ofertë të re në orët në vijim.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Bologna nuk është e gatshme ta shesë ish-sulmuesin e Interit, por Arnautovic duket se dëshiron të kalojë në “Old Trafford”.

“Nuk është çështje parash, ai është i pashitshëm për atë që përfaqëson për ne. Ne duam të ecim përpara me të sepse besojmë se ai mund të bëjë më mirë dhe të na ndihmojë të rritemi”, deklaroi drejtori i Bolognas, Marco Di Vaio të hënën.

“Ai është gjithmonë i pari në stërvitje për të nxitur të tjerët, ai nuk ka çmim”.

“Nëse flas, jam në telashe të mëdha” – postimi i Statman Dave për Adrien Rabiot bëhet viral në internet
Lexo po ashtu “Nëse flas, jam në telashe të mëdha” – postimi i Statman Dave për Adrien Rabiot bëhet viral në internet

Arnautovic luajti plot 90 minuta gjatë fitores së Bolognas ndaj Cittadella në Kupën e Italisë mbrëmë. Agjenti i tij ka konfirmuar interesimin nga Djajtë e Kuq.

“Është e vërtetë që ka një ofertë nga një klub i njohur”, deklaroi vëllai dhe agjenti Danijel Arnautovic për Kurier të dielën.

“Jam në kontakt me Bolognan për të parë nëse mund të realizohet”.

"E kujt ishte ideja?" - Unitedi kritikohet për transferimin e Martinez
Lexo po ashtu "E kujt ishte ideja?" - Unitedi kritikohet për transferimin e Martinez

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thuhet se është i dëshpëruar për të nënshkruar me sulmuesin austriak.

Ata punuan së bashku në Twente kur trajneri holandez ishte asistent i Steve McClaren. Arnautovic shënoi 14 gola në 41 paraqitje në 2008-09 përpara se të bashkohej me Interin e Jose Mourinhos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori