LAJMI I FUNDIT:

“E kujt ishte ideja?” – Unitedi kritikohet për transferimin e Martinez

“E kujt ishte ideja?” – Unitedi kritikohet për transferimin e Martinez

Manchester United është kritikuar për nënshkrimin e Lisandro Martinez pasi prurja e re pati vështirësi në debutimin e tij në Ligën Premier kundër Brighton.

Sipas ish-prezantuesit të Sky Sports, Richard Keys, United ishte ‘i pashpresë’ gjatë humbjes 2-1 kundër Pulëbardhave.


Ai shkroi në blogun e tij : “Ata ishin të pashpresë, asgjë nuk ka ndryshuar që kur (Ralf) Rangnick zgjodhi ekipin e tij të fundit. Asgjë. Më vjen keq”.

Erik ten Hag thyen një rekord pas vetëm një ndeshjeje në krye të Manchester United
Lexo po ashtu Erik ten Hag thyen një rekord pas vetëm një ndeshjeje në krye të Manchester United

Keys më pas vuri në dyshim vendimin e klubit për të nënshkruar me Martinezin, i cili ​​është një nga qendërmbrojtësit më të shkurtër në Ligën Premier.

Ai shtoi: “Ata kanë një qendërmbrojtës të gjatë 172 centimetra”.

Ten Hag i nervozuar keq me lojtarët e Unitedit pas humbjes në shtëpi
Lexo po ashtu Ten Hag i nervozuar keq me lojtarët e Unitedit pas humbjes në shtëpi

“Ideja e kujt ishte kjo për hir të mirësisë? Ten Hag ka folur për një lojë të mirë që nga emërimi i tij. Ai nuk dha asgjë të dielën”, potencoi Keys.

Një verdikt mjaft i dëshpëruar pas një fillimi tjetër zhgënjyes të një sezoni të ligës. Tifozët e United ishin optimistë duke shkuar në ndeshjen e së dielës, pasi skuadra e tyre pati një para-sezon kryesisht pozitiv. /Telegrafi/