Rita Ora lansoi ditë më parë ‘singlin’ “Anywhere”, por që u gjend javë më parë në platformat tjera të shkarkimit.

Kjo këngë është trend në top listat britanike, sidomos në UK Official Charts.


GettyImages 865012160 Rita Ora plot stil në perfomancën në BBC 1 Radio Teen Awards. Foto: Getty Images

Në mesin e 20 këngëve më me ndikim dhe më në trend është pikërisht krijimi muzikor i Ritës.

“Anywhere” debutoi në pozitën e 20-të, ndërsa tash është në vendin e 11-të, e pritjet janë që të hyjë në top 5 brenda javës.

GettyImages 864996976 Rita Ora shkëlqeu në BBC Radio 1 Teen Awards. Foto: Getty Images

Rita Ora është në top 5 me “Lonely Together” në bashkëpunim me Aviciin, pra është në vendin e katërt.

Në vendin e 17-të të UK Official Charts është “New Rules” nga Dua Lipa.

GettyImages 869547622 Rita Ora, elegante në New York, Foto: Getty Images

Javë më parë Rita Ora u bë artistja e parë britanike që kishte tri këngë në top 30 të top listës. /Telegrafi/