eksperti-banner

Një tjetër artiste e re është gati t’i bashkohet tregut vendor të muzikës.

Anastasia Jaka është vetëm 14-vjeçare, por me aspirata të mëdha për muzikën.


Ajo është shqiptare e lindur në Gjermani, e cila është gati të nisë rrugëtimin e saj muzikor.

jaka

Jaka ka gati projektin e saj të parë muzikor, që do të dalë në treg brenda pak muajsh.

Për këtë projekt, ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur vendor, Nurteel.

Mbetet të shihet se çfarë ka rezervuar për publikun artistja e re në ardhje. /Telegrafi/