LAJMI I FUNDIT:

Analizë: El Clasico – krahasimi kokë më kokë mes lojtarëve me nota

Analizë: El Clasico – krahasimi kokë më kokë mes lojtarëve me nota
-->

Si asnjëherë më parë, Telegrafi Sport sjellë krahasimin kokë më kokë të lojtarëve para El Clasicos.

El Clasico i parë i këtij sezoni është në prag, kurse Barcelona është në maje dhe me shanca reale për titull.

Real Madridi arriti ta fitonte lehtësisht këtë garë sezonin e kaluar, por këtë sezon duket se vuajtjet do të jenë më të mëdha për Zidanen dhe lojtarët e tij.

Fjalët për një krizë do të ishin të pamatura, por nuk ka dyshim se Ernesto Valverde ka kthyer gjërat për së mbari pasi Reali demoloi Barcën në Superkupë në fillim të sezonit.

Para El Clasicos së 23 dhjetorit, takimit mes rivalëve të vjetër, është koha të hidhet një shikim në një krahasim kokë më kokë për të shikuar se cili klub e ka ekipin më të mirë.

PORTIERËT

Keylor Navas kishte demantuar ata që kërkonin të shpenzonin shumë për një portier, por këtë vit, oprtieri nga Kosta Rika ka treguar formë të paqëndrueshme. Për kontrast, Marc – Andre ter Stegen është bërë më i fortë në pozitën e tij që prej se u bë numri një i padiskutueshëm dhe është më i miri në pozitën e tij në Evropë këtë sezon.

Navas: 6
Ter Stegen: 9

KRAHU I DJATHTË I MBROJTJES

Nelson Semedo është adaptuar shpejt në Camp Nou, duke parë se sa vështirë kishte Barca të gjejë një lojtar për atë pozitë. E kjo është gjë e madhe për Valverden. Sidoqoftë, ai nuk është i duhuri për të tejkaluar kualitetin e Dani Carvajal, mungesa e të cilit në disa ndeshje për një problem në zemër ishte ndjerë shumë.

Carvajal: 7
Stemedo: 6

KRAHU I MAJTË I MBROJTJES

Ringjallja e Jordi Albas nën Ernesto Valverden ka qenë një bonus për Barcën, por ai ende duhet ta gjejë rrugën për të arritur standardin e Marcelos. Braziliani është konsistent dhe ka impakt si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje e ka qenë pivotal për suksesin e Realit nën drejtimin e Zidanes.

Marcelo: 8
Jordi Alba: 7

QENDËRMBROJTËSIT

Sergio Ramos dhe Gerard Pique mbeten të pazëvëndësueshëm për mbrojtjet e tyre respektive. Umtiti duket se po zhvillohet në një nga më të mirët në Camp Nou, por mungesa e tij e kthen vëmendjen kah Thomas Vermaelen, teksa forma e dobët fizike për këtë të fundit vazhdon. Bashkëkombasi i Umtitti, Varane, vazhdon t’ia ulë reputacionin vetes me gabime – kujtoni humbjen 3-1 nga Tottenhami.

Ramos: 6
Pique: 7
Vermaelen: 5
Varane: 5

MESFUSHA DEFENSIVE

Casemiro ishte forca prapa triumfeve të REalit sezonin e kaluar dhe mbetet shumë i rëndësishëm, edhe pse nuk i ka standardet e njëjta si të sezonit të kaluar. Busquets duket ende i paprekshëm te Barcelona, por ka pak dyshime se ai po rritet e po bëhet më i pavarur se që duhet kur vjen puna te markimi ose te loja me skuadrat e mëdha.

Casemiro: 6
Busquets 6

MESFUSHA E MAJTË

Brilianca e Toni Kroosit në posedim nuk ka qenë mjaft e qartë këtë sezon. Andres Iniesta nuk ka qenë gjithnjë në një rol të madh për Barcën, përkundër faktit se ka shiritin e akpitenit, por së fundmi ovacionet për të nëf ushën e Juventusit dhe të Valencias nënvizojnë kualitetin e tij.

Kroos: 7
Iniesta: 7

MESFUSHA E DJATHTË

Kroacia duhet të konsiderohet me fat që ka Rakiticin dhe Modricin në mesfushë. Rakitic ishte afër largimit nën Enriquen, por e ka rigjetur veten në formacionin startues me Valverden. Për Modricin dihet, s’ka mesfushor qëndror ma të mirë në botë në 18 muajt e fundit.

Modric: 9
Rakitic: 8

SULMUES

Isco është bërë nga një rezervist, në një organizator të pazëvëndësueshëm vitin e fundit e Reali është ekip më i mirë në fushë kur ai është në formë. Një lëndim serioz në kofshë për atë që u ble si zëvëndësues i Neymarit, Dembele, ka ofruar pasiguri se kush do të mbështesë Messin dhe Suarezin.
Deulofeu ka performuar mirë, por është vështirë të thuhet nëse ai është anësori me klasin e njëjtë si të tjerët.

Isco: 8
Deulofeu: 5

SULMUES

Karim Benzema është partneri i preferuar për Ronaldon, por nuk ka gjetur veten shpesh në foramcion. Por, Suarez ka filluar ta gjejë veten, megjithatë është treguar jo konsistent duke mos qenë ai sulmuesi që ne e njohim.

Benzema: 5
Suarez: 5

SULMUES

Ronaldo mund të jetë pesë herë fitues i Topit të Artë, por forma shënuese e yllit portugez ka qenë një shkretëtirë e shterur në La Liga. Një dy golësh ndaj Sevillas e ktheu pak besimin te portugezi, përderisa Barcelona ka qenë edhe më shumë e varur nga lojtari kryesor e rivali i tij më i madh, Lionel Messi. Është e vështirë të paramendohet se si do të operonte Barca e Valverdes pa argjentinasin merkurial. Nëse ankesa e Ronaldos për lëndim në ije e lë atë jashtë ndeshjes, efekti i mungesës së tij nuk do të ndihej te Reali sikurse dikur.

Messi: 9
Ronaldo: 9

EPILOGU

Natyrisht, Barcelona pritet të jetë pa Dembelen dhe Umtitin në El Clasico, që natyrisht se do ët ishte një forcim, teksa Reali do të jetë me forca të plota. Por, përkundër të gjithave, ekipet dalin për fije të gjilpërës afër njëra-tjetrës në vlerësimin tonë. Pasi i mblodhëm notat, është e vështirë të përcaktohet fituesi, ose kush e ka skuadrën më të mirë.

Real Madridi: 73
Barcelona: 74

/Telegrafi/