LAJMI I FUNDIT:

Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, përhapen spekulime për trajnerin e Juves

Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, përhapen spekulime për trajnerin e Juves
(Foto: Twitter/La Source Parisienne/CalcioMercato)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është parë duke u takuar me drejtorin e ri sportiv të Paris Saint-Germainit, Luis Campos, duke nxitur spekulime se mund të marrë drejtimin e klubit francez.

Takimi është fotografuar dhe është publikuar nga La Source Parisienne, ku shihen strategu italian dhe drejtori i PSG-së jashtë një hoteli së bashku duke e pritur dikë.

Postimi i është shoqëruar me mbishkrimin që aludon se Allegri mund të bëhet “trajneri i ardhshëm i Parisit”.

Football Italia e ka identifikuar se fotografia është realizuar në Hotel de Paris në Montekarlo dhe ka mundur të realizohet gjatë fundjavës në garën për Çmimin e Madh të Formula 1.

Nedvedi zënkë me Allegrin dhe kërkon largimin e tij, por Agnelli ka tri arsye pse ende beson te trajneri italian
Lexo po ashtu Nedvedi zënkë me Allegrin dhe kërkon largimin e tij, por Agnelli ka tri arsye pse ende beson te trajneri italian

Allegri dhe Campos janë miq të mirë prej kohësh dhe përkundër se PSG kërkon trajner të ri, trajneri i Juventusit ka kontratë deri në vitin 2025 dhe vështirë se mund të largohet.

Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps konsiderohen opsione me reale për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon në Paris. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori