LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj ndan me fansat këndin e trofeve në shtëpinë e tij

Alban Skënderaj ndan me fansat këndin e trofeve në shtëpinë e tij
Foto: Alban Skenderaj/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një nga artistët më të vlerësuar në trojet shqiptare.

Ai është fitues i dy prej festivaleve më të mëdha shqiptare “Kënga Magjike” dhe “Top Fest” – ky i fundit ka mbi pesë vite që nuk organizohet më.


Albani po ashtu është shpërblyer dy herë me vendin e parë në videofestivalin e dikurshëm që organizohej në Kosovë, “Videofesti Muzikor”.

Alban Skënderaj kur ishte shpallur fitues i festivalit “Kënga Magjike 2012” me këngën “Refuzoj” (Foto: Arkiv)

Madje në këtë video-festival, ai ka fituar çmimin “Mashkulli më i mirë” për katër rresht, që nga viti 2006 e deri në vitin 2010.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kështu, ai ka një koleksion të madh trofesh në shtëpinë e tij, të cilin nuk ka hezituar që ta ndajë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetin social.

Në mbishkrimin e videos, Skënderaj thotë se është krenar dhe mirënjohës për karrierën e tij të vlerësuar në gjithë këto vite, të cilën sigurisht e ka ndërtuar me dashurinë e publikut.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Gjithmone mundohem ne jete te jem modest e flas midis punes time ndaj dhe kete video nuk e bera per tu lavderuar por ne nje cast nostalgjie. Nga komplekset qe vijne bashke me manine e modestise i kam mbajtur gjate ne vite neper kuti duke i injoruar e pa ju dhene shume rendesi. Tani qe i nxorra ne drite dhe shplurosa pjesen me te madhe nga pluhuri i kohes duhet te pranoj qe me japin nje ndjesi te mire e me bejne te ndihem krenar per arritjet dhe per artin qe jam munduar t’i ofroj vendit tim. Dihet tashme qe me shume e shkuara fiton hapsire ne jeten tende e me shume behesh i ndjeshem ndaj detajeve qe e perfaqesojne. Une luftoj me veten te fokusohem vetem tek e tashmja por secili prej ketyre cmimeve perfaqeson nje te tashme te dikurshme, nje emocion, nje kujtim dhe patjeter ore e ore, dite e nete pune dhe dedikim. Shqiperi, Kosove e kudo ku ka shqiptare faleminderit qe me keni mundesuar kete udhetim fantastik i cili patjeter ka patur e do kete uljet e ngritjet e veta por me e rendesishmja eshte te jemi bashke deri ne fund”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Gjithmone mundohem ne jete te jem modest e flas midis punes time ndaj dhe kete video nuk e bera per tu lavderuar por ne nje cast nostalgjie. Nga komplekset qe vijne bashke me manine e modestise i kam mbajtur gjate ne vite neper kuti duke i injoruar e pa ju dhene shume rendesi. Tani qe i nxorra ne drite dhe shplurosa pjesen me te madhe nga pluhuri i kohes duhet te pranoj qe me japin nje ndjesi te mire e me bejne te ndihem krenar per arritjet dhe per artin qe jam munduar t’i ofroj vendit tim. Dihet tashme qe me shume e shkuara fiton hapsire ne jeten tende e me shume behesh i ndjeshem ndaj detajeve qe e perfaqesojne. Une luftoj me veten te fokusohem vetem tek e tashmja por secili prej ketyre cmimeve perfaqeson nje te tashme te dikurshme, nje emocion, nje kujtim dhe patjeter ore e ore, dite e nete pune dhe dedikim. Shqiperi, Kosove e kudo ku ka shqiptare faleminderit qe me keni mundesuar kete udhetim fantastik i cili patjeter ka patur e do kete uljet e ngritjet e veta por me e rendesishmja eshte te jemi bashke deri ne fund!

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on Jun 6, 2020 at 3:08am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori