LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmave për të rritur, Kagney Linn Karter i jep fund jetës në moshën 36-vjeçare

Aktorja e filmave për të rritur, Kagney Linn Karter i jep fund jetës në moshën 36-vjeçare

Aktorja e filmave për të rritur Kagney Linn Karter i dha fund jetës në moshën 36-vjeçare, raportojnë mediet e huaja.

Karter, u gjet e vdekur të enjten në shtëpinë e saj në qarkun Cuyahoga në Ohio, një qark urban në Cleveland dhe sipas zyrtarëve të policisë ajo dyshohet se e vrau veten me një armë zjarri.


Njerëz të afërt me aktoren amerikane thanë se kjo e fundit kishte vuajtur nga shëndeti mendor, megjithatë siç specifikuan ata Karter ishte një person mjaft i adaptueshëm dhe e gjithanshëm.

Foto: Kagney Linn Karter/The Sun

“Fatkeqësisht, me gjithë arritjet dhe talentet e saj të shumta mbresëlënëse, Kagney luftoi me problemet e shëndetit mendor me kalimin e viteve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përpara se të hynte në industrinë e filmave për të rritur, Karter ishte një valltare ekzotike në Missouri përpara se të shpërngulej në Kaliforni për të ndjekur karrierën e saj të këndimit dhe aktrimit.

Foto: Kagney Linn Karter / The Sun

Ajo hyri në industrinë e filmave me pullë të kuqe në shtator të vitit 2008, duke regjistruar skenën e parë për studion amerikane Naughty America.

Në vitin 2009, Karter kishte qenë në kopertinën e një reviste ekzotike e më pas ishte edhe pjesë e një dokumentari të BBC; njëherësh film i bazuar në jetën e industrisë së filmave për të rritur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Magazina
Kalo në kategori