LAJMI I FUNDIT:

Aktori i Game of Thrones, BJ Hogg ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare

Aktori i Game of Thrones, BJ Hogg ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare
BJ Hogg (Foto: uinterview)

BJ Hogg, aktori i cili luajti në njërin nga serialet më të njohura, Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Reklama

I lindur të Lisburn të Irlandës Veriore, ai ishte i njohur me personazhin e Addam Marbrand në serialin e popullarizuar, por karriera e tij shkoi shumë më larg se kjo, shkruan Irish Post.

Një aktor, shkrimtar dhe regjisor i disa veprave, Hogg ishte i rregullt në teatrin Lyric të Belfastit dhe udhëtoi botën si interpretues në realizime të ndryshme.

Hogg u shqua edhe për rolet e zhanreve triller, ku luajti edhe në “The Fall” dhe seriale komike të Irlandës së Veriut.

Ekipi i komedisë së ‘Give My Head Peace’ tha në një deklaratë : “BJ është pjesë e familjes Give My Head Peace. Ai ishte një aktor i mirë, koleg i shkëlqyer dhe mik i vërtetë. Mendimet tona janë me gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail në këtë kohë”.

Në mesin e shumë atyre që shprehën ngushëllime për vdekjen e tij ishin edhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë të filmave që i kishte realizuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

Magazina
“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

Magazina
Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Magazina
Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kim Kardashian zbulon fizikun joshës në fotosesionin e ri për

Kim Kardashian zbulon fizikun joshës në fotosesionin e ri për "Skims"

Magazina
Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Magazina
Kalo në kategori