LAJMI I FUNDIT:

Aguero: Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për ta kthyer Messin

Aguero: Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për ta kthyer Messin

Sergio Aguero po qëndron në Stamboll, ku do ta ndjek finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa është ndalur dhe ka folur edhe për mikun e tij Lionel Messin.  

Ish-sulmuesi argjentinas, mik i madh i Messit, aktualisht jeton në Miami, vend ku do të jetojë edhe Leo.


Lidhur me vendimin e Leos për kalimin në Inter Miami, Aguero ishte kritik ndaj klubit të Barcelonës.

“Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për rikthimin e Leos. Po, kishte edhe një gjë të La Ligës dhe një situatë ekonomike, por Leo mori vendimin e duhur që të mos priste deri në sekondën e fundit si në vitin 2021”, ka thënë Aguero.

Aguero dhe Messi ishte afër të luanin së bashku për një klubi, kur i pari u bashkua me Barcelonën në vitin 2021.

Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë
Lexo po ashtu Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Por atë vit Messi u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG./Telegrafi/