Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ritheksuar një vizion në të cilin SHBA do të merrte Gazën, pasi zyrtarët në administratën e tij dukej se kundërshtonin komentet e tij të mëparshme.
“Rripi i Gazës do t’i dorëzohet Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve”, tha Trump.
Ai përsëriti se ideja do të nënkuptonte rivendosjen e palestinezëve dhe se nuk do të nevojiteshin ushtarë amerikanë.
Bëhet e ditur se ideja e zhvendosjes së Trumpit ka nxitur akuza se ai po planifikon spastrim etnik.
Pas komenteve të para të Trumpit për këtë çështje, zyrtarët e tij sugjeruan se çdo zhvendosje do të ishte vetëm e përkohshme, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ndërsa sipas planit të tij, shkroi Trump në Truth Social, banorët e Gazës “do të ishin vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”.
SHBA-të më pas do të ishin pjesë e një përpjekjeje për të rizhvilluar enklavën.
Por, postimi i tij nuk e bëri të qartë nëse dy milionë banorët e territorit palestinez do të ftoheshin të ktheheshin.
Sipas ligjit ndërkombëtar, përpjekjet për të transferuar me forcë popullsi nga territori i pushtuar janë rreptësisht të ndaluara.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se çdo zhvendosje do të ishte e përkohshme.
Por, kur Trump propozoi zhvillimin e Gazës në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, ai sugjeroi që zhvendosja e palestinezëve do të ishte e përhershme.
“SHBA do të marrë Rripin e Gazës dhe ne gjithashtu do të bëjmë një punë me të”, tha ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti