Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’ua lejojë rritjen e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2025 me rreth 145 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.
Nga rreth 400 milionë euro sa kanë qenë të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2024, në vitin 2025 të hyrat maksimale janë kërkuar të jenë rreth 545 milionë euro. Pra, në total është kërkuar rritja e të hyrave për rreth 35%, një rritje që nëse miratohet atëherë do të përkthehet në shtrenjtim të energjisë elektrike.
Këto janë shifra të përafërta, pasi shuma e saktë e të hyrave që kërkohet dihet vetëm pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë të publikojë raportin konsultativ, në të cilin bëhen përmirësimet eventuale të kërkesave që i dorëzojnë kompanitë (KESCO, KEDS dhe KOSTT), duke u përfshirë edhe kostot që mbulohen nga ElektroSeveri për pjesën veriore.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ende nuk i ka publikuar kërkesat që ka pranuar nga KEDS-i, KESCO dhe KOSTT për të hyrat maksimale për vitin 2025.
KALLXO ka kërkuar informacione nga ZRRE-ja, KESCO, KEDS dhe KOSTT për kërkesat e bëra për të Hyrat Maksimale për vitin 2025, mirëpo asnjë nga këto institucione nuk janë përgjigjur në pyetjet. Por, mediumi nuk ka arritur të sigurojë disa të dhëna nga aplikimet që kanë bërë kompanitë e rregulluara për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025.
Në fillim të secilit vit, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO); Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dorëzojnë në ZRRE kërkesat e tyre për të Hyrat Maksimale të Lejuara. Këto kërkesa për të hyrat e vitit 2025 tashmë janë dorëzuar në ZRRE, mirëpo kjo e fundit ende nuk i ka bërë publike.
Në bazë të praktikës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ia pranon të gjitha kërkesat e kompanive për shpenzime që ata kanë kërkuar (shih këtu proceset e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike).
Zyra e Rregullatorit të Energjisë fillimisht i përcakton të Hyrat Maksimale të Lejuara për KESCO, KEDS dhe KOSTT, e më pas caktohen tarifat e energjisë elektrike, të cilat garantojnë se KESCO do t’i mbledh të hyrat e lejuara për sektorin e energjisë. Tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga 01.04.2025.
Cilat janë kërkesat e KESCO, KEDS dhe KOSTT?
Siç mësohet, KESCO që bën furnizimin me energji elektrike, ka kërkuar nga ZRRE që t’i lejojë të hyra përgjatë vitit 2025 rreth 440 milionë euro. Kërkesa e vitit 2025 është rreth 40 milionë euro më shumë se të hyrat e miratuara nga ZRRE për KESCO-n në vitin 2024, të cilat kanë qenë 399.6 milionë euro. KESCO në aplikacionin e tyre nuk i ka përfshirë edhe kërkesat e KEDS-it dhe KOSTT-it për rritje të të hyrave.
KEDS ka kërkuar nga ZRRE që të hyrat maksimale për vitin 2025 t’i ketë përafërsisht rreth 205 milionë euro. Kërkesa për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 janë rreth 85 milionë euro më shumë se sa të hyrat e miratuara në vitin 2024 për KEDS-in, që ishin 120.5 milionë euro.
Këto rritje të të hyrave janë arsyetuar me nevojën për import shtesë të energjisë elektrike gjatë vitit 2024, por edhe shpenzimet për personelin e kostot e humbjeve.
Ndërsa Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka kërkuar që të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 t’i ketë rreth 100 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro më shumë se të hyrat e miratuara nga ZRRE në vitin 2024, të cilat kanë qenë 78.7 milionë euro.
Për shkak të krizës energjetike në vitin 2022 dhe rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike, ZRRE kishte rikthyer bllok-tarifën dhe kishte shtrenjtuar rrymën. Rritja e çmimit të energjisë i kishte prekur kryesisht ata që kanë konsumuar më shumë se 800 kilovatë.
Në vitin 2023 sërish ishte shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, pasi ZRRE kishte vendosur që tarifat e energjisë elektrike të ishin më të larta për 15%.
Kurse, në vitin 2024, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 02.04.2024, bizneset kanë pasur ulje prej 3% të tarifave të energjisë elektrike deri në miratimin e tarifave të reja në vitin 2025.
Ulje të tarifave për 8% ka pasur edhe për konsumatorët familjarë të cilët konsumojnë mbi 800 kW/h por jo edhe për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kW/h./Kallxo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/energy_price_tlg-780x439-1.jpg)
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
![Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/musk-780x439.jpg)
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130X635-3-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-para-e1738865439183-780x439.jpg)
Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër