LAJMI I FUNDIT:

BKT Kosova nënshkruan parimet për fuqizim të grave (WEPs)

BKT Kosova nënshkruan parimet për fuqizim të grave (WEPs)

BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave të Kombeve të Bashkuara (WEPs), një angazhim i nënshkruar nga CEO dhe anëtari i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal.

Kjo iniciativë thekson përkushtimin e Bankës për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e bankës.

Në deklaratën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs, Z. Suat Bakkal theksoi: “Në BKT Kosova, ne jemi thellësisht të angazhuar për promovimin e barazisë gjinore. Është thelbësore që gratë të kenë të drejtë të barabartë dhe të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim. Ky angazhim është çelësi për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë. Nënshkrimi i WEPs përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në misionin tonë të vazhdueshëm për të avancuar barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në institucionin tonë”.

BKT Kosova është e angazhuar për zbatimin e shtatë parimeve të përshkruara në WEPs për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës ku gratë kanë mundësi të barabarta për zhvillim.

Banka vazhdon të angazhohet që të ofrojë: mundësi të barabarta pa dallime gjinore, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim, siguri, edukim, trajnime të përshtatura për secilin dhe transparencë.

Parimet e WEPs janë një mjet thelbësor për korporatat të cilat duan të kontribuojnë në barazi gjinore të “Agjendës 2030” dhe “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”. Duke u bashkuar me komunitetin WEPs, BKT Kosova bën një angazhim të qartë për të bashkëpunuar me palët e interesit për të fuqizuar gratë.

Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm të CSR Kosova në mbështetjen e çmuar gjatë gjithë procesit dhe vlerësojmë lartë përkushtimin e CSR Kosova për promovimin e barazisë gjinore në sektorin privat. Gjithashtu falënderojmë dhe vlerësojmë angazhimin e rrjetit CSR në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të Parimeve për Fuqizimit të Grave (WEPs), e cila bashkoi CEO-të lider për të demonstruar angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

“Sektori privat ka fuqinë të sjellë ndryshime reale drejt barazisë gjinore, dhe çdo biznes që bën një hap përpara frymëzon një tjetër. Kështu krijojmë momentum, dhe kështu transformojmë vendet e punës, industritë dhe ekonominë. Tani është koha për të mobilizuar akoma më shumë biznese për t’u bashkuar me këtë lëvizje dhe për ta bërë përfshirjen gjinore një standard, jo një përjashtim,” deklaroi Zana Bajrami Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR të Kosovës, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs.

BKT Kosova i bënë thirrje të gjithë sektorit privat në Kosovë që të adaptojnë këto parime si një udhëzues për të fuqizuar gratë në vendin e punës, në treg dhe në komunitet, duke siguruar përfitime të ndërsjella për organizatat tona dhe shoqërinë në tërësi.