LAJMI I FUNDIT:

Të enjten, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Lugina e Lumit Issa” të Czesław Miłosz-it

Të enjten, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Lugina e Lumit Issa” të Czesław Miłosz-it

Të gjithë ju dashamirë të librit, ju njoftojmë që më 30 janar, ditën e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nënë Tereza”) do të bëhet promovimi i librit “Lugina e Lumit Issa” nga autori Czesław Miłosz në kuadër të kolanës “Effugium” – projekt i mbështetur nga Evropa Kreative.

Jua rikujtojmë se “Dukagjini” është shtëpia e parë botuese nga Kosova që është bërë pjesë e projektit kulturor “Evropa Kreative”, me mbështetjen e së cilës sjell edhe librin “Lugina e Lumit Issa” nga autori Czesław Miłosz, i cili vjen në kuadër të kolanës “Effugium”.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë të pranishëm:

Blerim Latifi – profesor universitar

Durim Abdullahu – historian

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shënim për librin:

“Lugina e Lumit Issa” nga autori Czesław Miłosz është pjesë e kolanës “Effugium” – Evropa Kreative dhe është një nga romanet më të dalluara për fëmijërinë dhe adoleshencën e autorit. Libri u shkrua nga Miłosz-i në mërgim dhe u botua për herë të parë në Paris në vitin 1955.

Libri “Lugina e Lumit Issa” është udhëtim në fëmijërinë e autorit në Lituani, si dhe krijim imagjinar i një vendi mitik të kufizuar nga lumi Issa – një analizë artistike e ngjarjeve dhe e fenomeneve të ndryshme. Brigjet e lumit mitik i referohen brigjeve të lumit Niewiaż në jetë reale, ku Miłosz-i kaloi fëmijërinë.

Shënim për autorin:

Czesław Miłosz-i ishte poet, prozator dhe përkthyes polak, i lindur më 30 qershor 1911, në Lituaninë e sotme. Njihet më shumë për poezi që kanë tema si: historia, kujtesa dhe qenia njerëzore. Miłosz-i ishte figurë e shquar në letërsinë e shekullit XX dhe fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1980. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të mëvonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të shkruajë deri në vdekjen e tij, në vitin 2004.

Promovimi është një mundësi e mirë për takim e diskutim më të afërt rreth librit!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro

Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro

Ekonomi
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Kalo në kategori