Julian Assange është i lirë, por rasti i tij është kujtesë e zymtë për brishtësinë e lirisë së shtypit
![Julian Assange është i lirë, por rasti i tij është kujtesë e zymtë për brishtësinë e lirisë së shtypit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Kenan-Malik-780x439.jpg)
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ndodhi fundi i pështjellët i një historie shpeshherë kaotike. Javën e kaluar, Julian Assange u lirua nga burgu i Belmarshit, për fluturuar për në ishullin Saipan të Paqësorit të qeverisur nga ShBA-ja. Atje, në bazë të marrëveshjes së posaçme me autoritetet amerikane, në gjykatë u deklarua fajtor për sigurimin dhe publikimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, krejt kjo në këmbim të një dënimi prej pesë vjetëve me burg të cilin veçse e kishte kryer në burgjet britanike. Dhe, kështu, për herë të parë në 12 vjet, Assange e sheh veten si njeri të lirë.
Pranimi i fajit për spiunazh ishte domosdoshmëri për Assangen për ta fituar lirinë personale. Por, ngre pyetje më të gjera për lirinë e gazetarisë. Assange është akuzuar për spiunazh jo sepse spiunoi për një qeveri të huaj, por sepse bëri atë që shumë gazetarë bëjnë: i publikoi materialet e klasifikuara të cilat qeveria amerikane nuk donte që publiku t’i shihte. Akuzat me të cilat përballej Assange “bazohen pothuajse tërësisht në sjelljen në të cilën angazhohen gazetarët hulumtues për çdo ditë”, theksoi në vitin 2019, Jameel Jaffer nga Universiteti i Kolumbias – ekspert i fjalës së lirë – pasi aktakuzat u ngritën për herë të parë. Prandaj, “akuza duhet kuptuar si sulm frontal ndaj lirisë së shtypit”.
Saga Assange ka zgjatur për aq kohë saqë është e lehtë të harrohet se si filloi. Në vitin 2006, Assange dhe një grup i aktivistëve të tjerë krijuan WikiLeaks-in si botues global i dokumenteve të rrjedhura të cilat janë politikisht të ndjeshme. Zbulimet e hershme përfshinin ekspozimet e korrupsionit në Kenia dhe në botën arabe, si dhe goditjet kineze ndaj trazirave civile në Tibet.
Më pas, në prill 2010, WikiLeaks-i publikoi videon e titulluar “Vrasja kolaterale” – pamje nga tre vjet më parë kur, në një rrugë në Bagdad, një helikopter amerikan Apache vret të paktën 11 civilë, përfshirë gazetarët e Reuters-it, Namir Noor-Eldeen dhe Saeed Chmagh. Uashingtoni kishte mohuar kërkesat e përsëritura të lirisë së informacionit, nga Reuters-i, që t’i ketë pamjet.
Xhiruar nga bordi i helikopterit, videoja shfaq një grup të burrave, përfshirë dy gazetarët, duke ecur nëpër një rrugë. Duke supozuar se janë kryengritës, helikopteri hap zjarr. Tetë vetë janë vrarë; Chmagh është plagosur. Pak minuta më vonë, një furgon, i palidhur me incidentin, kalon andejpari. Duke parë të plagosurin Chmagh, shoferi ndalon për ta dërguar në spital. Helikopteri hap përsëri zjarr, duke vrarë Chmaghin dhe tre shpëtimtarët. Dy fëmijë, gjithashtu në furgon, janë plagosur rëndë. “Epo, është faji i tyre për sjelljen e fëmijëve në betejë”, përgjigjet në mënyrë noshalante një anëtar i ekuipazhit të helikopterit.
Më pas mbërrin një patrullë tokësore amerikane. “Ishte ai moment kur me të vërtetë kuptova se ajo që bënim ishte gabim”, u tha më vonë gazetarëve, Ethan McCord – njëri nga ushtarët. Së bashku me Josh Stieberin, ushtarin tjetër nga e njëjta njësi, McCord ka shkruar “një letër të hapur pajtimi dhe përgjegjësie për popullin irakian”, ku pranon se “aktet e përshkruara në këtë video janë dukuri e përditshme e kësaj lufte: kjo është natyra se si kryhen luftërat e udhëhequra nga ShBA-ja në këtë rajon”.
Videoja shkaktoi zemërim në mbarë globin. Gjithashtu e ktheu Assangen në njeri në shënjestër. “Vrasja kolaterale” ishte më tronditësja nga seria e dokumenteve të klasifikuara dhe e raporteve në terren të cilat WikiLeaks-i i publikoi si “Regjistrat e Luftës së Irakut” dhe “Regjistrat e Luftës Afgane”. Këto ofruan provat e torturës së të burgosurve, presionit ndaj shteteve të huaja për të mos hetuar rastet në të cilat qytetarët e tyre ishin torturuar nga forcat amerikane, vdekjet masive të civilëve irakianë që kishin mbetur zyrtarisht të paregjistruara, si dhe marrëveshjet sekrete – publikisht të mohuara – të armëve për të nxitur konfliktet. Megjithatë, për shumë njerëz, krimi i vërtetë nuk ishte torturat, vrasjet apo fshehjet, por akti i nxjerrjes së tyre në dritë. Figura të njohura, duke përfshirë edhe kandidatin e atëhershëm republikan për president, Mike Huckabee, madje bënë thirrje për vrasjen e Assanges. Mike Pompeo, si drejtor i CIA-s, thuhet se në vitin 2017 i eksploroi mundësitë për ta bërë këtë.
Pjesa më e madhe e materialit të WikiLeaks-it ishte siguruar nga Chelsea Manning, analiste e inteligjencës amerikane e cila në vitin 2013 u dënua për spiunazh dhe u dënua me 35 vjet burg, dënim që më vonë u zbut nga Barack Obama. E pamëshirshme në ndjekjen e sinjalizuesve, administrata e Obamas megjithatë u përmbajt nga ndërmarrja e veprimeve kundër Assanges sepse, siç tha për Washington Post ish-zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Matthew Miller: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndjekur penalisht atë për publikimin e informacionit, nëse e njëjta teori nuk aplikohet për gazetarët”.
Qeveria Trump që pasoi, nuk kishte skrupuj të tillë. Në vitin 2019, prokurorët amerikanë e akuzuan Assangen me 17 akuza për spiunazh, duke e akuzuar gjithashtu, fshehurazi – në vitin e kaluar – për komplotin për hakerim. Assange e nisi luftën pesëvjeçare kundër ekstradimit, gjë që më në fund përfundoi në javën e kaluar me marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Rrëmuja e historisë rrjedh edhe nga veprimet e vetë Assanges. Kritikët, përfshirë ata brenda WikiLeaks-it, si dhe partnerët e organizatës nga mediat kryesore, e akuzojnë atë se nuk e ka marrë mjaft seriozisht nevojën për të mbrojtur nga dëmtimet ata që ekspozoheshin nga dokumentet e nxjerra, se i kushtoi vëmendje të pamjaftueshme redaktimit të emrave dhe detajeve për ata (si përkthyesit afganë) të cilët kanë mundur të përballen me persekutim ose me vdekje. Dhe, nëse akuza e spiunazhit – për të cilën ai është detyruar të pranojë fajësinë – nuk është dashur të ngrihet kurrë në radhë të parë, ka një aktakuzë tjetër për të cilën duhej të përballej me një proces të rregullt ligjor, por ia doli t’i shmangej.
Kur Assange kërkoi për herë të parë strehim në Ambasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012, kjo ishte për t’i shpëtuar ekstradimit jo në Amerikë, por në Suedi – për t’u përballur jo me akuzat për spiunazh, por për përdhunim dhe sulm seksual të raportuar nga dy gra. Assange dhe mbështetësit e tij pretenduan se ishte “organizim”, fushatë e mashtrimeve të pista të organizuara nga Uashingtoni për të lehtësuar ekstradimin në ShBA.
Cilado qoftë e vërteta, pretendimet mund të testoheshin vetëm në gjykatë. Akuza për përdhunim nuk është më pak e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë, vetëm sepse autori i dyshuar ka luajtur rol të rëndësishëm në nxjerrjen në dritë të të vërtetave. Refuzimi i Assanges për t’u përballur me procedurat gjyqësore, shkon keq me pretendimet e tij për rëndësinë e llogaridhënies dhe për nevojën “për të vepruar në mënyrë etike”.
Megjithatë, me gjithë rrëmujën e kësaj historie, rëndësia thelbësore mbetet e pandryshuar: Ndjekja e Amerikës ndaj Assanges ka qenë sulm ndaj aftësisë sonë për të ekspozuar atë që ata në pushtet nuk dëshirojnë të ekspozohet dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës për veprimet e veta. Në kohën kur nga Rusia në Gazë dhe nga India në Etiopi gazetaria është profesion shumë i rrezikshëm, mbrojtja e lirisë së shtypit rrallëherë ka qenë detyrë kaq jetike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë