LAJMI I FUNDIT:

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Arrestimi i Tefik Mustafës nga autoritetet serbe nxjerr në pah manipulimin e Serbisë me listat e të vrarëve në Kosovë, ka deklaruar Bardhyl Mahmuti, njëri prej themeluesve të UÇK-së.

Ai ka thënë se në kumtesën e djeshme të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, kriminelit Ivica Daçiq dolën në shesh emrat e policëve që Qeveria e Serbisë i kishte zhvendosur në “listën e civilëve të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999”.

“Duke njohur mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Serbisë, është plotësisht e besueshme që fati i policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq, Predrag Millosheviq dhe Predrag Millkoviq të kishte qenë i njëjtë si i policit Sreçko Majanoviq, i cili kishte vdekur më 4 gusht 1998, nga plagët e marra gjatë luftimeve me UÇK-në më 1 gusht 1998, u “ringjall” në vitin 1999, për t’u “rrëmbyer dhe zhdukur nga terroristët shqiptarë, pas përfundimit të luftës””, ka thënë ai.


Ai theksoi se kumtesa e Daçiq është kundërthënëse, pasi fillimisht shpall Tefik Mustafën si “të dyshuar për krime kundër civilëve”, ndërkaq sjell “deklaratat e dëshmitarëve për tre policë të rrëmbyer”, por nuk ka asgjë kundërthënëse në mënyrën e funksionimit të Serbisë nën udhëheqjen e atyre që ishin pjesëmarrës të institucioneve shtetërore gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Bardhyl Mahmuti ka thënë se ka verifikuar disa të dhëna pasi e ka lexuar njoftimin e autoriteteve serbe për rastin.

“Meqenëse pretendohet se policët ishin rrëmbyer më 19 qershor 1999, fillimisht kërkova emrat e tyre në listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme “të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999”. Nuk i gjeta emrat e tyre! Pastaj kërkova në “listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të vrarë, të rrëmbyer ose të zhdukur nga 1 janari 1998 deri më 10 qershor 1999”. As aty nuk ishin! Në fund konsultova “listën e civilëve serbë e malazias të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999. Në numrin rendor 446 të kësaj liste figuron “Goran Marinkoviqi, i lindur më 25.09.1972, në Slivovë, nga babai Srbolub”.

“I rrëmbyer më 19.06.1999 në rrugën Slivovë-Prishtinë, së bashku me të njohurin e tij, Zhivorad Paviq, me të cilin udhëtonin për në Vranjë”. Është e kuptueshme që mos përfshirja e Goran Marinkoviqit dhe Zhivojin Paviqit në “listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme” dhe prezantimi si “civilë të rrëmbyer ose të zhdukur pas 10 qershorit 1999” kushtëzoi fshehjen e të dhënave se këta të dy kanë qenë kolegë, por prezantohen vetëm si persona që njiheshin. Më kot kërkova emrin e policit Predrag Millosheviq. Ai nuk figuron në asnjërën nga listat e publikuara deri tani nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh tutje.

Mahmuti thotë se sikurse në rastin “Panda” dhe në shumë procese të kurdisura nga pushteti serb, ku u arrestuan shqiptarë të pafajshëm, dje u arrestua Tefik Mustafa dhe se reagimi i institucioneve shtetërore të Kosovës, të Shqipërisë dhe atyre ndërkombëtare duhet të jetë i menjëhershëm dhe i ashpër.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori