LAJMI I FUNDIT:

56 vjetori e gjen Hashim Thaçin në qeli – bashkëpunëtorët e urojnë për ditëlindje

56 vjetori e gjen Hashim Thaçin në qeli – bashkëpunëtorët e urojnë për ditëlindje
Foto: Arkiv

Ditëlindja e 56-të e gjen ish-presidentin Hashim Thaçi në paraburgim në Hagë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka uruar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se dielli do të lind përsëri.

“Urime ditëlindja president. Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Krasniqi krahas një foto që ka shpërndarë me ish-presidentin Thaçi.


“Urime ditëlindja President”, ka shkruar edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e 56 vjetorit të lindjes së tij.

“Urime ditëlindjen miku im i idealeve kombëtare! Ti nuk je përkohësisht mes nesh, por veprimtaria yte çlirimtare është dhe mbetet historike!”, ka shkruar Tahiri.

Thaçi ishte president i vendit më 5 nëntor 2020, kur Specialja konfirmoi aktakuzën ndaj tij. Atë ditë ai thirri një konferencë për media dhe njoftoi se po jepte dorëheqje. /Telegrafi/