Koreja e Veriut është një nga shtetet më sekrete në botë dhe një pjesë e madhe e saj nuk mund të shihet përmes Google Maps, ndryshe prej vendeve të tjera.
Përdoruesit e Google Maps nuk mund ta përdorin faqen e internetit për të parë pjesën më të madhe të vendit, që mbyll kontaktet me pjesën tjetër të botës, transmeton Telegrafi.
Ndonëse nuk është e pazakontë që njerëzit dhe kafshët të mjegullohen në Google Maps në të gjithë globin, të vetmet detaje të Koresë së Veriut që mund të shihet në Google Maps janë emrat e qyteteve dhe maleve.
Rrugët shfaqen pa emra dhe shumë qytete dhe fshatra me pika përreth janë të paqarta.
Përdoruesit gjithashtu nuk mund të zmadhojnë pamjet dhe të shikojnë detajet e vendit. Zakonisht, përdoruesit mund të zmadhojnë pamjet tek vendet e tjera për pothuajse çdo rrugë në mbarë botën për të parë se si është dhe për të “ecur” nëpër këto rrugë.
Ekzistojnë shumë spekulime pse Koreja e Veriut është e “padukshme” në Google Maps.
Një shpjegim i mundshëm mund të jetë mbrojtja e privatësisë, kështu që vendi mund të fshehë lokacionet qeveritare ose ushtarake nga kërcënimet e mundshme.
Një spekulim tjetër mund të jetë edhe se Koreja e Veriut mund të fshehë kapacitetet e saj ushtarake, duke mbajtur të fshehtë llojet e teknologjisë që ka dhe vendndodhjet e ushtrisë së saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251