LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri i F-150 Lightning “Flash” vjen me një rreze 514 kilometra, vjen gjithashtu i pajisur me pompë nxehtësie për të ruajtur baterinë gjatë dimrit

Varianti i ri i F-150 Lightning “Flash” vjen me një rreze 514 kilometra, vjen gjithashtu  i pajisur me pompë nxehtësie për të ruajtur baterinë gjatë dimrit

Ford njoftoi një variant të ri të modelit 2024 F-150 Lightning me emrin “Flash” që vjen me ekran më të madh, me rreze më të gjatë dhe një pompë nxehtësie për të ndihmuar në përmirësimin e kondicionimit të baterisë në ato ditë më të ftohta.

Kompania tha se gjithashtu pret të bëjë më shumë dërgesa të modelit F-150 Lightning për klientët më vonë këtë vit, pasi një mbyllje e fabrikës kufizoi furnizimin me kamionçina elektrike, transmeton Telegrafi.

Ford thotë se synon që ky model të ofrojë një rreze prej 514 kilometra me një mbushje, që do të përshtatet mirë midis modeleve me Rreze Standarde dhe me Rreze të Gjatë të prodhuesit të automjeteve.


Rrezja Standarde tek modeli F-150 Lightning ka kryesisht 482 kilometra, derisa variantet me Rreze të Gjatë ecin deri në 563 kilometra me një karikim të vetëm.

Një pompë nxehtësi gjithashtu do të përfshihet në modelin Flash, një veçori për klientët të cilët janë ankuar se moti i ftohtë ka tendencë të shterë baterinë e F-150 Lightning.

Flash do të ketë një ekran standard me prekje 15.5 inç, që aktualisht gjendet vetëm në variantet Lariat dhe Platinum.

Për sa i përket çmimit, F-150 Lightning Flash do të kushtojë 69,995 dollarë dhe dërgesa pritet diku vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
“Aksidentalisht” shpaloset modeli i ri i Porsches (Foto)

“Aksidentalisht” shpaloset modeli i ri i Porsches (Foto)

Vetëm 15 për qind e gjermanëve po mendojnë të blejnë një veturë elektrike

Vetëm 15 për qind e gjermanëve po mendojnë të blejnë një veturë elektrike

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Auto
Së shpejti do të vjen pasardhësi i minibusit legjendar VW - zbulohen edhe çmimet e para

Së shpejti do të vjen pasardhësi i minibusit legjendar VW - zbulohen edhe çmimet e para

Marka e njohur britanike ndalon shitjen e veturave të reja në Mbretërinë e Bashkuar

Marka e njohur britanike ndalon shitjen e veturave të reja në Mbretërinë e Bashkuar

Auto
Kalo në kategori