LAJMI I FUNDIT:

Hajduti vjedh shtatë vetura brenda një nate nga një dyqan në Maryland

Hajduti vjedh shtatë vetura brenda një nate nga një dyqan në Maryland

Një hajdut në Temple Hills, Maryland është kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me jo më pak se shtatë vetura, pasi hyri në një shitës makinash.

Vjedhja ndodhi gjatë javës së kaluar në Global Auto Outlet, një përfaqësi e madhe makinash. Kamerat e sigurisë të vendosura brenda përfaqësisë tregojnë se hajduti hyn nga një dritare përpara se të kërkonte nëpër zyra për të gjetur çelësat.

Pas gjetjes së disa çelësave, hajduti mund të shihet duke gjetur mënyrën më të mirë për t’u larguar nga vendngjarja. Ai më pas vazhdoi të thyente një portë në pjesën e pasme të dyqanit dhe në fund u nis me shtatë makina, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.


Është e paqartë nëse i dyshuari ka qenë i shoqëruar nga dikush tjetër apo nëse ky hajdut ka bërë disa “udhëtime” brenda dhe jashtë dyqanit.

Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që ky dyqan është vënë në shënjestër. Katër muaj më parë, një tjetër vjedhje ndodhi dhe pronari i Global Auto Outlet beson se ka të ngjarë të jetë orkestruar nga i njëjti individ.

Vjedhjet ndodhën edhe në mesin e vitit 2022. Në një incident, hajdutët përdorën një levë dhe prerëse bulonash për të hyrë brenda në një përpjekje për të vjedhur një kasafortë me 30,000 dollarë brenda dhe dhjetëra çelësa veturash. /Telegrafi/