LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu gjatë vizitës në New York kanë takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një fotografi me çiftin Biden, ku ka shkruar “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”.


Osmani publikon fotografi me Clinton dhe Clark: Dy heronj, një histori, Kosova në mes
Lexo po ashtu Osmani publikon fotografi me Clinton dhe Clark: Dy heronj, një histori, Kosova në mes

Ndryshe, presidentja Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka takuar edhe liderë tjerë ndërkombëtarë dhe gjithashtu edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York. /Telegrafi/