Ambasada e SHBA-së në Serbi tha se nuk e ftoi Aleksandar Vulinin, drejtorin e sanksionuar të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë të Serbisë (BIA), në një ngjarje për të përkujtuar përvjetorin e një misioni shpëtimi aleat të Luftës së Dytë Botërore.
Vulin u fotografua në ngjarjen e 16 shtatorit të mbajtur pranë fshatit Pranjani për të kujtuar misionin heroik “Halyard” të vitit 1944, i cili i çoi në të sigurt më shumë se 400 pilotë aleatë të mbajtur në Serbinë e pushtuar nga gjermanët, transmeton Telegrafi.
Ngjarja vjetore mbledh së bashku serbët dhe amerikanët. Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ishte në mesin e të pranishmëve dhe iu drejtua atyre që ishin mbledhur për këtë ngjarje.
Në një përgjigje me shkrim të 18 shtatorit për Radion Evropa e Lirë, ambasada e SHBA-së në Beograd tha se ngjarja ishte organizuar nga Fondacioni Halyard, jo nga ambasada, dhe ishte e hapur për të gjithë.
“Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk e ftoi personalisht të merrte pjesë”, thuhet në deklaratë.
Vulin ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku për korrupsion të dyshuar, përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhjet me Rusinë.
Ai është zyrtari më i lartë serb i vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së që kur Partia Progresive Serbe (SNS) erdhi në pushtet në vitin 2012. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251