LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkoi dorëheqjen e tij dhe zgjedhje, Kurti: Nuk jam i interesuar që ta zhdukim opozitën

Haradinaj kërkoi dorëheqjen e tij dhe zgjedhje, Kurti: Nuk jam i interesuar që ta zhdukim opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur edhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim e herë kërkojnë zgjedhje të parakohshme.


“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se humb, e Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit
Lexo po ashtu Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Kryeministri shtoi se “unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën e jo ta zhdukim”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti, dhe mandatin t’ia kthejë popullit.

“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij. Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, ka deklaruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
Njeriu që shkeli në Hënë krenar me hapjen e Observatorit - thotë se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën

Njeriu që shkeli në Hënë krenar me hapjen e Observatorit - thotë se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën

Lajme
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Kalo në kategori