LAJMI I FUNDIT:

“Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Man City” – Inzaghi flet për finalen e Ligës së Kampionëve

“Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Man City” – Inzaghi flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Simone Inzaghi është i bindur për shanset e Interit në finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, duke nënvizuar se skuadra e tij do t’i ketë rastet.

Interi e fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2010, duke e mbyllur sezonin me tre trofe historik.


Inzaghi tashmë e udhëhoqi skuadrën drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që e kisha thënë shumë herë. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani po shijojmë atë që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi. Ne duam ta luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Man City? Është normale, ata janë skuadra më e fortë në botë. Jemi 11 kundër 11. Kemi bërë një ecuri fantastike, do të luajmë letrat me shumë dëshirë”.

“Jam me fat që stërvit lojtarët, shumë prej të cilëve kanë qenë në shumë finale. Do të duhet shumë zemër dhe kokë, do të duhet të jemi të fokusuar sepse do të ketë momente të vështira”.

Lautaro Martinez: Finalja e Ligës së Kampionëve të jep ndjenjat e njëjta sikurse finalja e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Lautaro Martinez: Finalja e Ligës së Kampionëve të jep ndjenjat e njëjta sikurse finalja e Kupës së Botës

“Do të duhet të kemi shumë zemër për të qenë shumë të mirë”.

“Ne e dimë se çfarë loje do të duhet të luajmë nesër. City është skuadra më e fortë në botë, e kanë dëshmuar në ndeshjet që kanë luajtur”.

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

“Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë gjithçka për të luajtur një lojë me përqendrim të jashtëzakonshëm. Ne do të duhet të kufizojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë Inzgahi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori