LAJMI I FUNDIT:

PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Partitë opozitare VV, AAK, Nisma dhe AKR kanë kërkuar që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Komunën e Prishtinës.

Në këtë seancë, parashihet shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.


Një gjë e tillë po konsiderohet nga PDK si tentim për kapje të ndërmarrjeve publike nga opozita.

Kështu është shprehur për Telegrafin, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

“Thirrja e seancës nga VV-AAK-Nisma në Prishtinë, ka të bëjë me tentimin e kapjes së pozitave dhe ndërmarrjeve publike nga këto parti”, ka thënë Retkoceri.

Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së

Në media u përfol që thirrja e kësaj seance ka të bëjë me një prishje të mundshme të koalicionit LDK-PDK në Prishtinës.

I pyetur se a qëndrojnë këto aludime dhe a ka mospajtime brenda koalicionit, Retkoceri u përgjigj që “asgjë s’ka të bëjë me PDK-në, kjo është e tëra që mund të them”.

Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkon shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike
Lexo po ashtu Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkon shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike

PDK në këtë koalicion qeveritar erdhi pas një rezultati befasisht të mirë në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale.

Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, ose vetëm pesë më pak se LDK-ja.

Partia më e madhe në kryeqytet, megjithatë, vijoi të ishte Vetëvendosja që i ka 17 asamblistë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori