Gjatë vitit të kaluar institucionet shëndetësore në Dibër për shkak të pensionimeve mbetën pa disa specialist. U pensionuan mjekë specialist si nga Spitali i Përgjithshëm ashtu edhe nga Njësia për shëndet publik që funksionon në Dibër e që është në kuadër të Entit për shëndet publik në Ohër. Pensionimi i mjekëve specialist shkaktoi probleme të mëdha në institucionet në fjalë, meqë pacientët nga ana e tyre filluan të dërgohen në Spitalet e Strugës, Ohrit, Tetovë dhe Shkupit.
Këto ditë nga Ministria e Shëndetësisë ka ardhur një lajm i cili ndoshta është shumë domethënës për mjekët që u pensionuan, por njëkohësisht kanë kërkuar të kthehen në punë me kontrata me qëllim që t’ju ndihmojnë institucioneve shëndetësore në Dibër, gjë që do të parandalonte endjen e pacientëve në spitalet tjera.
Mjeku specialist i njohur dibran, epidemiologu Dr Mentor Mela ka marrë një vendim nga ministri Fatmir Mexhiti me të cilin nënshkruhet kontratë për angazhim të tij si epidemiolog në Njësinë për shëndet publik në Dibër. Është ky një sinjal pozitiv për t’i kthyer edhe specialistët e tjerë të pensionuar, thonë dibranët.
Epidemiologu Mentor Mela i cili është edhe mjeku specialist që zbuloi rastet e para të prekur nga virusi i rrezikshëm Kovid 19,në Dibër por edhe në RMV, në muajin nëntor të vitit të kaluar ju ndërpre marrëdhënia e punës në Njësinë për shëndet publik në Dibër për shkak të pensionimit të tij. Mela doli në pension kurse institucioni shëndetësor mbeti pa epidemiolog. Njësia e shëndetit publik në një situatë të këtillë ishte e detyruar që shumë pacientë nga Dibra t ‘i përcjell në Spitalin e Strugës dhe Ohrit. Mela për gazetën Koha thotë se pas pensionimit në vitin 202 , ka bërë kërkesë për të vazhduar angazhimin e tij si epidemiolog me kontratë.
“Desha që t’i ndihmojë institucionit. Si epidemiolog isha i vetëm në Dibër dhe kisha parasysh që t’ju ndihmohet edhe pacientëve. Por, kaluan shumë muaj edhe pse pata një kërkesë në Ministri nuk kisha përgjigje. Bisedova shpesh herë me Entin për Shëndet Publik të Ohrit, ku faktikisht është edhe udhëheqësia kryesore ku bën pjesë edhe njësia e Dibrës. Dje më arriti vendimi që me kontratë për punë të angazhohen përsëri në Njësinë për Shëndet Publik si ekspert i epidemiologjisë”, thotë për gazetën Koha, Mentor Mela.
Mela sqaron se është një gjest i mirë i Ministrisë që Dibra të mos mbetet pa epidemiolog. Ai potencon se dekada me radhë ka dhënë një kontribut të madh në sferën e epidemiologjisë si në Dibër ashtu edhe në komunat rurale për rreth Dibrës. Kthimi në punë me kontratë i epidemiologut Mentort Mela nga ana e Ministrit Fatmir Mexhiti ndoshta është një sinjal pozitiv të kthimit edhe të disa mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.
Vitin e kaluar nga ky Spital u pensionuan disa mjek specialist, mes tyre edhe Dr. spec Baki Alili ekspert për otoralingologji si dhe internisti i njohur Dr Lavdërim Sela. Edhe pse Dibra ka patur nevojë për këta specialist, Ministria e Shëndetësisë ka qenë e prerë që atyre të mos u jepet mundësia të punojnë me kontratë. Prandaj vendimi i fundit i këtyre ditëve që vjen nga Ministria është një shpresë për t’i kthyer në punë me kontrata./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos