Nga: Bob Dylan (pjesë e një fjalimi, pasi pyetet për dashurinë e vërtetë)
Besoj se vetëm një herë në jetë mund të gjeni dikë që mund ta ndryshojë plotësisht botën tuaj. Mund t’i thoni gjithçka që nuk e keni ndarë kurrë me një person tjetër dhe ai person do të dëgjojë gjithçka që i thoni, madje duke dashur të dëgjojë edhe më shumë. Mund të ndani shpresat për të ardhmen, ëndrrat që nuk do të realizohen kurrë, qëllimet që nuk i arritët dot dhe zhgënjimet e shumta që jeta ju ka bërë të kaloni.
Kur ndodh diçka e mrekullueshme, mezi prisni t’i tregoni për atë gjë, duke e ditur se ai/ajo do të marrë pjesë në gëzimin tuaj. Ai/ajo nuk ka turp të qajë me ju kur ju lëndoheni, ose të qesh me ju kur bëni një budallallëk. Asnjëherë nuk ua lëndon ndjenjat ose nuk ju bën të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm të mirë, por përkundrazi ju tregon gjëra për veten që ju bëjnë të veçantë dhe madje edhe të lumtur.
Nuk ndjeni asnjëherë presion, xhelozi apo konkurrencë, por vetëm një qetësi të madhe kur e keni pranë atë person. Mund të jeni vetvetja dhe të mos shqetësoheni për atë që ai/ajo do të mendojë për ju, sepse ju do për atë që jeni. Ngjyrat duken më të ndritshme dhe më shkëlqyese. E qeshura duket pjesë e jetës së përditshme ku më parë ishte e rrallë ose nuk ekzistonte fare. Një ose dy telefonata gjatë ditës ju ndihmojnë ta kaloni lehtë një ditë të gjatë pune dhe gjithmonë ju sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Në praninë e atij personi, nuk keni nevojë për biseda të vazhdueshme, pasi ndiheni mjaft të kënaqur vetëm duke i pasur pranë. Gjërat që nuk ju kanë interesuar kurrë më parë bëhen tërheqëse, sepse e dini se janë të rëndësishme për këtë person që është kaq i veçantë për ju. Mendoni për këtë person në çdo rast dhe në gjithçka që bëni. E hapni zemrën tuaj duke e ditur se ekziston mundësia që ajo të thyhet një ditë dhe në hapjen e zemrës tuaj ju përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk e kishit ëndërruar kurrë. Gjeni forcë duke ditur se keni një mik të vërtetë dhe ndoshta një shpirt binjak, i cili do të mbetet besnik ndaj jush deri në fund. Jeta duket krejtësisht ndryshe, emocionuese dhe e vlefshme. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është të dini se ato janë pjesë e jetës tuaj. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
“Lufta civile shqiptare”
Martin Camaj, agjent i UDB-së!?
Nga t’ja mbajmë? Urra! Mbi arkën e shtetit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak