Presidenti rus Vladimir Putin ndoshta nuk ka qenë kurrë spiuni elitar sovjetik që bota është shtyrë të besojë, ka zbuluar një hetim nga gazeta gjermane Der Spiegel.
Historitë e bëmave të Putinit si oficer i inteligjencës gjatë viteve të 80-ta ndryshojnë dhe është një epokë disi e mbuluar me mister, pasi ai vetë nuk e ka komentuar kurrë këtë periudhë, transmeton Telegrafi.
Por shumë histori e kanë përshkruar atë si një figurë heroike, i cili, ndër të tjera, i vetëm mbrojti zyrat e KGB-së nga plaçkitësit, dhe kreu misione sekrete ‘top-sekret’, si takimi me anëtarët e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe, një grup terrorist që shkaktoi kërdi në Gjermaninë Perëndimore dhe kreu një sërë rrëmbimesh dhe atentatesh.
Por sipas raportit të Der Spiegel, shumica e punës së Putinit në fakt ishte e kufizuar në detyra administrative “banale”.
Duke cituar një nga ish-kolegët e Putinit në zyrën e KGB-së në Dresden, ai thotë se “puna e tij konsistonte kryesisht në shqyrtimin e pafund të aplikimeve për vizitat e të afërmve të Gjermanisë Perëndimore ose kërkimin e informatorëve të mundshëm midis studentëve të huaj në Universitetin e Dresdenit”.
Raporti thotë se Putini përmendet rrallë në të dhënat e Stasi – emri i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore. Në ato që e referojnë atë, ka të bëjë vetëm me gjëra të tilla si ditëlindja e tij ose detyrat administrative, asnjë nuk ofron prova për të mbështetur historitë e përmendura më lartë.
Horst Jehmlich, ish-oficer i Stasi-t, i cili gjithashtu ka punuar në Dresden, tha për Der Spiegel se Putini nuk ishte asgjë më shumë se një “djalë porosie”.
Putin punoi për KGB-në, shërbimin e inteligjencës së Bashkimit Sovjetik, për gati dy dekada. Ai u transferua në Dresden, në Gjermaninë Lindore, në vitin 1985 – në një kohë kur vendi ishte në ‘këmbët e fundit’.
Vetëm katër vjet më vonë, Muri i Berlinit ra, duke shënuar fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë dhe duke hedhur një hap të madh drejt ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.
Zyrtarisht doli në pension nga shërbimi aktiv i KGB-së me gradën nënkolonel.
Por Oleg Kalugin, ish-oficer i lartë i KGB-së dhe kritik i ashpër i Putinit, tha në një intervistë me Radion Evropa e Lirë në vitin 2015, se lideri i Rusisë kishte gënjyer dhe ishte “thjesht një major”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Hamasi heq dorë nga kërkesa kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-9-380x233.png)
Hamasi heq dorë nga kërkesa kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë
![Shefi në largim i NATO-s shpreson se Ukraina mund t'i bashkohet aleancës brenda 10 viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-8-380x233.png)
Shefi në largim i NATO-s shpreson se Ukraina mund t'i bashkohet aleancës brenda 10 viteve
![Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-5-380x233.png)
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
![Zelensky zbulon planet e Ukrainës për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-8-380x233.png)
Zelensky zbulon planet e Ukrainës për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes
![Çka është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/24b9f9a2-0aa3-4747-9f38-f493d489c55b-380x233.jpg)
Çka është "Projekti 2025" nga i cili po mundohet të distancohet Trumpi?
![Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/orban-putin-1-380x233.jpg)
Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën