Ushqimi mund të përmirësojë, por edhe të përkeqësojë sëmundjet! Ja çfarë duhet të shmangin disa pacientë

Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me sëmundje autoimune
Para së gjithash, këto janë gjendje kur organizmi fillon të sulmojë veten nga brenda. Disa sëmundje janë reumatike, disa përfshijnë lëkurën, ndërsa disa sistemin e tretjes. Disa prej tyre janë: Sëmundja Crohn-it, lupusi, skleroza e shumëfishtë, diabeti i tipit 1…
Ushqimi te këta të sëmurë mund gjithsesi të ketë rolin e vet, si pozitiv ashtu edhe negativ, transmeton Telegrafi.
Çfarë ushqimi ndihmon?
Personat që vuajnë nga sëmundjet autoimune këshillohen të kenë një ushqim të veçantë të bazuar në artikuj ushqimorë që kanë aftësinë për të luftuar inflamacionin dhe për të shmangur ato që irritojnë zorrët dhe provokojnë reaksione inflamatore.
Në cilat sëmundje autoimune ndikon më shumë ushqimi?
Ushqimi ka ndikimin më të madh në sëmundjet autoimune të traktit gastrointestinal (sistemi tretës), sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulceroz (proceset inflamatore të zorrës së hollë dhe të trashë). Duhet pasur kujdes ndaj të ushqyerit, nuk duhet konsumuar tepër fibra dietike, duhet përdorur ushqime që nuk janë termikisht të ngrohtë, ushqim i gatuar mirë.
Cilat ushqime ndikojnë gjithashtu në Hashimoto (problemi i tiroides), artriti reumatoid ose psoriaza?
Sheqeri i tepërt, i cili ka një efekt pro-inflamator dhe vajrat industrialë kanë acide yndyrore omega-6. Dihet përgjithësisht se, edhe pse nuk janë të ngopura, acidet yndyrore omega-6 çojnë në procese inflamatore në trup. Sëmundjet autoimune aktivizojnë proceset inflamatore, që do të thotë se antitrupat tanë çojnë në dëmtim, kështu që trupi sulmon veten. Nëse shtojmë ushqim, sëmundja do të përkeqësohet.
Nëse po flasim për Hashimoto, do të shtonim edhe perimet krucifere, një grup ushqimesh që i përkasin perimeve (lakra, lulelakra, brokoli). Këto ushqime, kryesisht lakra, nëse përdoren të papërpunuara dhe në sasi të mëdha, kanë një efekt toksik në gjëndrën tiroide, kështu që mund të shkaktojnë dëme dhe përkeqësim të gjendjes.
Vezët
Ne nuk do të heqim gjithçka nga dieta. Vezët nuk do t’i hedhim, por duhet të pakësohen dhe të përdoren në sasi të kufizuar. Tri copa gjatë javës janë plotësisht të justifikuara. Te artriti reumatoid, ku shfaqet osteoporoza për shkak të terapisë, duhet të përdoren produkte qumështi të fermentuara (kos, kefir, qumësht i thartë dhe pak djathë), ndërsa qumështi i ëmbëlsuar dhe djathi duhet shmangur.
Ushqimet që mund të jenë të dobishme në sëmundjet autoimune:
▪ peshqit,
▪ vaji i ullirit,
▪ frutat
▪ perimet,
▪ bishtajoret,
▪ farat,
▪ arrat
Cilat fruta dhe perime janë të dëshirueshme?
Perimet e kuqe, po flasim për domatet dhe karotat. Domatja është një frut, e përdorim për sallatë dhe vërtet ka një sasi më të madhe sheqeri. Kjo është arsyeja pse diabetikët këshillohen të mos përdorin sasi të mëdha domate, pra t’i shmangin ato, kjo vlen edhe për karotat. Speci i kuq ka pak sheqer, por ka shumë më tepër vitaminë C, kështu që nuk mund ta hedhim plotësisht. Frutat kanë fruktozë dhe fruktoza është sheqer, prandaj duhet të kujdeseni për sasinë e tyre. Dyqind gramë në ditë, mjaftojnë.
Bananet
Banania është e mirë, ka fibra dietike të tretshme, vepron mirë në bakteret tona dhe ka kalium. Për ata që pinë diuretikë (barna për nxjerrjen e lëngjeve), një banane është e shkëlqyer. Por në këtë rast, bananen do ta zëvendësoja me një portokall ose mandarinë, e cila ka më pak sheqer dhe minerale shtesë, ose zëvendësojeni bananen me kungullin tonë të rritur në kopsht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker