Kryeministri Albin Kurti në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën me veri të vendit, evidentoi rreth 26 emra për të cilët pretendoi se janë të përfshirë në protestat e dhunshme ku mbetën të lënduar mbi 30 ushtarë të KFOR-it.
Kallxo.com sjell dosjen e dëshmive – fotografive të disa nga emrat për të cilët kryeministri Kurti pretendoi se kanë rol në trazirat në komunat veriore të Kosovës.
Ndër personat e parë që përmendi Kurti në seancën e sotme, janë Rajko Jevtiq e Miqko Jevtiq, për të cilët tha se janë babë e bir.
Kurti tha se Miqko Jevtiq është pjesëtar i formacionit ilegal ‘Mbrojtja Civile’.
“Miqko Jevtiq, pjesëtar i formacionit ilegal, i të ashtuquajturës Mbrojtje Civile në Zveçan bashkë më të, Rajko Jevtiq, ish-këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit (babai i Miqko Jevtiq)”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Portali ka siguruar dëshmi-fotografi në të cilat shihet Miqko Jevtiq shihet në mesin e turmës së maskuar në Zveçan. Ai në kokë ka të vendosur një kapelë.
Kjo turmë e maskuar të hënën u përplas me paqeruajtësit e KFOR-it, përplasje nga e cila u lënduan rreth 30 pjesëtar, u hodh gaz molotovi, gur, shok-bomba e gurë në drejtim të kordonit ushtarak.
Kryeministri Kurti sot përmendi edhe Rajko Jevtiq, për të cilin tha se është ish-këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit.
Portali ka siguruar dëshminë-fotografinë në të cilën shihet se Rajko Jevtiq poashtu pjesëmarrës në protestën në Zveçan.
Në dëshminë e siguruar, ai nuk është i maskuar por qëndron në turmë.
Emri i tretë i përmendur nga Kurti është ai i Danillo Josifoviq për të cilin tha se është i njohur me nofkën ‘Përki’ gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal ‘Mbrojtja Civile’.
Portali ka siguruar dëshmi në të cilën shihet Josifoviq i maskuar në turmë.
Në mesin e 26 emrave, për të cilët kryeministri Kurti po pretendon se qëndrojnë mbrapa trazirave të veriut, është vetëm një grua, e ajo është Liljana Aksentijeviq.
“Liljena Akstentijeviq zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur organ i përkohshëm në Zveçan ka urdhëruar të gjithë punëtorët ilegal të Komunës së Zveçanit që në 6:30 të dalin para komunës”- tha Kurti.
Në dëshminë e siguruar Aksentijeviq shihet në turmën protestuese.
Ajo është e vetmja grua që shihet në mesin e turmës e cila është nga burra të maskuar.
Pas denoncimit të emrave nga Kurti, para qytetarëve serb që janë duke protestuar në afërsi të objektit të komunës më Zveçan, u paraqit Ljiljana Aksentijeviq e cila tha ‘Unë këtu jam vetëm me punëtorët e kolegët e mi. As nuk jam terroriste e as organizatore. Duam të shkojmë në vendet tona të punës që na pengohen mu nga ata që na quajnë terroristë dhe organizatorë”.
Portali e ka pasur të pamundur të kontaktojë gjatë ditës me personat e tjerë të përmendur nga Kurti në fjalimin e tij në Kuvend.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, listën e publikuar nga Kurti e konsideroi si listë për pushkatim”.
Serbët në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë e Veriut, janë duke protestuar që nga e hëna para objekteve të komunave.
Ata nuk duan që në këto objekte të vendosen kryetarët e ri të komunave.
Të hënë, protesta eskaloi në dhunë, ku rreth 30 pjesëtar të KFOR u lënduan, ndërsa që nga e hëna protestat kanë vazhduar të qeta me disa incidente e sulme kryesisht ndaj gazetarëve.
SHBA-të kanë kërkuar që të mos përdoret forca për të siguruar qasje kryetarëve të ri në komuna.
Të martën SHBA-të kanë përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi ‘Defender 23’ si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.
SHBA po kërkojnë nga Qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Ndërsa dje është hedhur në publik ideja që zgjedhjet në këto komuna të mbahen edhe njëherë.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët, kryetari i ri i Zubin Potokut u zgjodh Izmir Zeqiri nga PDK, në Zveçan Ilir Peci, po ashtu nga PDK-ja, ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi nga LVV-ja dhe në Mitrovicë të Veriut Erden Atiq nga LVV. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj