LAJMI I FUNDIT:

Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë

Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bratislavë ka folur për sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën pas aksionit të së premtes në veri të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se mes Kosovës dhe SHBA-së ka një dallim të vogël në qasje, derisa shton se vendosja e masave dhe sanksioneve është joproporcionale dhe e padrejtë.


Ai gjithashtu ka thënë se është befasuar nga vendimi amerikan dhe e ka konsideruar reagimin amerikan si “reagim të tepruar”.

'Qortimi' amerikan dhe mospajtimet Kurti-Blinken, analistët: Papjekuri e kryeministrit, të tërhiqen forcat policore nga veriu
Lexo po ashtu 'Qortimi' amerikan dhe mospajtimet Kurti-Blinken, analistët: Papjekuri e kryeministrit, të tërhiqen forcat policore nga veriu

“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Politiko në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë.

“Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.

SHBA-ja ka vendosur të përjashtoj Kosovën nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2023”.

Gjithashtu ambasadori amerikan ka treguar se SHBA s’ka interes të lobojë për njohje të reja për Kosovën dhe ka shtuar se do të befasohej nëse do të ndodhte ndonjë takim i nivelit të lartë SHBA-Kosovës, shkruan politico.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori