LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Ka disa javë që ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka filluar publikimin e disa videomaterialeve, përmes së cilave po tregon për lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Këtë punë, ai thotë se po e bën vullnetarisht dhe se qëllimi kryesor është që ato të shihen nga ndërkombëtarët

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka nisur një punë të re.


Përmes këtyre video-materialeve në gjuhën angleze, Burim Ramadani, po synon të shpërfaq lidhjet e Serbisë me Rusinë.

Angazhimin e ri, ai tregon se po e kryen pa shumë telashe.

“E vërteta e ndërhyrjeve të Rusisë përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe dhe vështirësia është se çka të gjejmë që ta përdorim. Sepse ka shumë elemente të cilat i identifikojmë, të cilat kanë më shumë ndikim”, ka thënë Ramadani.

Video-materialet, Ramadani është duke i shpërndarë edhe në rrjetet sociale Tik-Tok, Youtube e Facebook.

Instituti Octopus: Rusia akuzon Ukrainën për trafikim të organeve me atë që ia mveshi dikur Kosovës
Lexo po ashtu Instituti Octopus: Rusia akuzon Ukrainën për trafikim të organeve me atë që ia mveshi dikur Kosovës

“Qëllimi është që kudo që këto video mund të arrijnë, të shikohen ose të dëgjohen, t’i rikthejmë në vëmendje, sidomos të opinionit publik, por edhe tek vendimmarrësit ndërkombëtarë, për të vërteta që nganjëherë i harrojnë ata, e dorën në zemër i harrojmë edhe ne vet”, ka shtuar ai.

Materiale të ngjashme, mirëpo me qëllime propagandistike kundër Kosovës, ka një kohë të gjatë që i përpunon Serbia.

Ramadani thotë se megjithatë dallimi është i madh.

“Dallimi mes nesh dhe propagandës së Serbisë është që ne kemi fakte brutale të të vërtetës dhe jo propagandë, ndërkaq propaganda e Serbisë është e institucionalizuar dhe krejt shteti punon për ta ndërtuar atë. Në anën tonë, ne kemi filluar një iniciativë krejtësisht vullnetare, për të cilën e kemi vlerësuar se ka mungesë”, ka potencuar Ramadani.

Burim Ramadani, para se të merrte detyrën e kyreinspektorit të AKI-së, për një kohë ka shërbyer edhe si zëvëndësvministër i Mbrojtjes./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori