LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “BFM”, Fejsall Mustafi: Udhëheqësit e bizneseve duhet të jenë punëtorët e parë në kompanitë e tyre

Drejtori i “BFM”, Fejsall Mustafi: Udhëheqësit e bizneseve duhet të jenë punëtorët e parë në kompanitë e tyre

“BFM” është kompania e radhës e cila ka qenë mysafir në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.

“BFM” kompania e cila ofron produkte të larmishme nga markat e njohura botërore në sferat e ftohjes, ngrohjes, hidraulikës dhe diellit, është themeluar në vitin 2001 nga vëllezërit Mustafi, ndërsa ofron kushte të shkëlqyeshme për punëtorët. Kemi biseduar me drejtorin Fejsall Mustafi, i cili na tregoi se pas një pune shumë vjeçare, sot janë lider në tregun e Maqedonisë së Veriut.

“BFM-ja u krijua në vitin 2001 në Zvicër nga ne tre vëllezërit. Dhe me fillimin e punës, u hapën edhe degë tjera për biznes, por ëndërr e kemi pasur përpunimin e metalit. Nga disa lidhje që kishim atje, filluam distribuimin e gypave për nxemje në dysheme. Pas kësaj filloi puna mirë. Dhe në vitin 2007 e kisha patjetër të kthehem në vend, pasi i ndjeri babai im, nuk mund të përcillte hapat e zhvillimit të kompanisë”.


“Në vitin 2007 pasi erdhëm këtu, me shumë angazhim, kompania BFM bëri hapa të mëdha në zhvillimin e saj dhe sot jemi brend i fuqishëm, ku mendoj se me inovacionet që i ofrojmë jemi ndër liderët e tregut”, tha Fejsal Mustafi, duke folur për zhvillimin e kompanisë BFM.

I pyetur se ku është më mirë për të jetuar dhe zhvilluar biznes, ai tha se në vendlindje ka liri më të madhe, por se dinamika dhe respekti i punës janë të njëjtë.

“Me kushtet që ofrojmë mundohemi që të funksionojmë si në Zvicër. Jam pronar i BFM-së, por edhe menaxherët dhe punëtorët e ndjejnë si të veten kompaninë dhe kjo është fuqia e kompanisë. Me ndryshimin e ekonomisë dhe fuqisë punëtore, unë mendoj se nuk ka rregull tjetër: nëse dëshiron të jesh i suksesshëm, patjetër të kesh respekt për punëtorët dhe për klientët. Vetëm kështu mund të funksionojë një kompani e suksesshme”.

“Për punëtorët kam strategji të veçantë, mendoj se secili prej tyre duhet ta ndjejë BFM-në si të tyre. Në qendër janë të angazhuar 20 persona, së bashku me administratën. Në sektorin e jashtëm firmat i angazhojmë me marrëveshje. Sot nuk mund t’i kesh punëtorët e mirë, nëse ata nuk e shohin kompaninë si të tyre. Në këtë mënyrë mundohemi që edhe ta ndalim ikjen e punëtorëve jashtë vendit. Kushtet në kompaninë tona janë ekskluzive. Ka të ardhura të mira dhe e shoh se është ndërprerë mendimi për të ikur jashtë. Jemi të fokusuar në motivimin e punëtorëve”, tha drejtori i BFM-së.

Ndërsa i pyetur për planet në të ardhme, ai theksoi se planifikojnë që në partneritet me kompani të jashtme, të kenë edhe prodhime të brendshme.

“Në të ardhmen mendojmë që në partneritet me kompani tjera të kemi edhe prodhime të brendshme. Kemi filluar me punë të ndryshme, jemi duke e përgatitur terrenin. Do të hapim depon tonë në Zvicër dhe të mbulojmë treg edhe atje”, tha Fejsal Mustafi.

Ai i këshilloi të rinjtë të mos e humbin shpresën, pasi siç tha, nëse punojnë edhe këtu ka sukses.

“Nuk duhet të fokusohen vetëm për të dalë jashtë vendit”, tha drejtori i BFM-së, i cili udhëheqësit e bizneseve i këshilloi që të jenë më të kujdesshëm me punëtorët dhe ata të jenë punëtorët e parë të kompanive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori