Nga: Nonda Bulka
Sikur të ishte e mundur që pleshti të fjalosej, do të thoshte:
Jam një nga kafshët shtëpiake më të lumtura të botës. Fle i qetë në shtretërit më luksozë të zotërinjve. Jam i vetmi që dëgjoj sekretet e pabotueshme të kafshëve të logjikshme. Ha e pi nga mishi e gjaku më i zgjedhur i njeriut. Kur më ndjekin që të më zënë, futem nën velenxë ose nën krevat, dhe aty s’ka ç’më bën as pushka as mitralozi.
Pleshti është kafsha e privilegjuar që merr pjesë si spektator në gjithë muhabetet e natës midis burrit dhe gruas. Por është mjaft namusli dhe nuk i nxjerr jashtë sekretet e errësirës.
Pleshti është shumë popullor, se viziton pa përtim çdo njeri, qoftë ambasador, qoftë ministër, qoftë bari, qoftë hamall.
Dhe, kur rastis e mblidhen në muhabet shumë pleshta, i thonë ndofta njëri-tjetrit: për darkë? Ku fjete mbrëmë? Ku ishe për darkë?
– Unë – ia pret njeri – isha te një deputet.
– Unë, thotë tjetri – isha ftuar te një protokollist.
Ka raste që i zoti i shtëpisë, ku banon pleshti, nxirret joshtë për borxhe. Pleshtin nuk e parashikon asnjë dispozitë ligjore. Ka njerëz që, kur duan të sekuestrojnë borxhlinë. s’gjejnë veçse pleshta dhe u vjen mendja vërdallë se nuk dinë nëse i lejon ligji apo jo për një gjë të tillë. Kur dy gra zihen midis tyre, i thonë njëra-tjetrës: “Më marsh pleshtat!”, megjithëse ato e dinë se s’ka si merren pleshtat. Një anekdotë të shkurtër për të përfunduar: “Një ditë, faqemender morri vendosi të martohej. Po donte nuse nga derë e mirë, prandaj futi miq dhe i kërkoi vajzën pleshtit. Pleshti pa ngurruar iu përgjigj: Nuk mund t’ia jap çupën një sojësëzi”.
Hitleri nxori në selamet problemin e koklavitur të racës. Nga pikëpamja ideologjike, Hitleri i përngjet pleshtit, kurse çifutët qenkan morrat. Çdo gjë është e lidhur në këtë botë. Kafsha dhe njeriu paskan marrëdhënie të fshehura, të padukshme, por të vërteta.
(Shtator 1933)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Çdo të Hënë me çikat e Prishtinës
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
DHE ATA BINDEN
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë