LAJMI I FUNDIT:

Liga Arabe pranon të ripranojë Sirinë pas pezullimit gati 12-vjeçar

Liga Arabe pranon të ripranojë Sirinë pas pezullimit gati 12-vjeçar

Liga Arabe ka votuar për të ripranuar Sirinë më shumë se një dekadë pasi ajo u “pezullua” pas një shtypjeje të përgjakshme të protestave në rrugë që çuan në luftë civile.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, heqja e pezullimit konsolidon një shtytje rajonale për të normalizuar lidhjet me presidentin e Sirisë, Bashar al Assad.


Vendimi u mor në një takim të mbyllur të përfaqësuesve të qeverive arabe në selinë e ligës në kryeqytetin egjiptian Kajro, tha Gamal Roshdy, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Liga Arabe u themelua në vitin 1945 dhe është një aleancë ku disa vende arabe janë zotuar të bashkëpunojnë për çështje të ndryshme, duke përfshirë çështjet ekonomike dhe ushtarake.

Anëtarësia e Sirisë në ligë u pezullua në vitin 2011 pasi shpërtheu një luftë civile e cila ka çuar në vdekjen e më shumë se gjysmë milioni njerëzve, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Lufta civile po vazhdon, por regjimi i Asadit, i cili është akuzuar për përdorimin e armëve kimike ndaj popullit sirian, konsiderohet gjerësisht se ka fituar konfliktin.

Ndryshe, kohët e fundit, disa shtete arabe, përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, janë “ri-angazhuar” me Sirinë në vizita dhe takime të nivelit të lartë.

Megjithatë, disa, përfshirë Katarin, mbeten kundër normalizimit të plotë të marrëdhënieve pa një zgjidhje politike të konfliktit të Sirisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori