LAJMI I FUNDIT:

Linjë nënujore për transmetimin e energjisë, qeveria shqiptare në negociata me Italinë

Linjë nënujore për transmetimin e energjisë, qeveria shqiptare në negociata me Italinë

Për ta bërë Shqipërinë një vend eksportues të energjisë elektrike, autoritetet duhet të garantojnë tregun. Ky është objektivi që po ndjek qeveria, teksa po përpiqet të diversifikojë burimet e energjisë.

Gjatë vizitës në një park fotovoltaik në Fier, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zbuloi se qeveria po negocion me Italinë për një linjë transmetimi nënujore të energjisë, projekt që dikur e ka pasur dhe qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo theksoi se linja nënujore me Italinë do të ishte një ndihmë e madhe për investitorët.


I pranishëm gjatë vizitës në Fier, kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë investitorëve privatë se nuk do të mund të marrin leje në toka bujqësorë për të ngritur parqet fotovoltaike.

Teksa investimet vijojnë kryeministri Rama paralajmëroi një tjetër fushatë për të kursyer energjinë elektrike.

Me tej, Balluku informoi se nga viti 2021 e deri sot ka pasur aplikime për ndërtimin e parqeve për një kapacitet mbi 1.7 gigavat.

“Nga viti 2021 deri sot ka pasur aplikime mbi 1.7 gigavat. Deri tani janë aprovuar mbi 270 megavat, ndërsa po vijon shqyrtim i dokumentacionit për aplikimet e tjera”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se në fund të muajit qershor qeveria do të hapë një ankand të ri për parqe fotovoltaike, por tani do të jetë në një formë tjetër të njohur si hibrid, ku qeveria tashmë nuk do të sigurojë më tokën, por ofron mundësinë e blerjes në një ankand të hapur me synim çmimin më të ulët.

Në qershor, theksoi ajo, po ashtu do të kemi përfundimin e ankandit të parë eolik, ku morën pjesë 16 kompani ndërkombëtare dhe janë kualifikuar 4 kompani për në fazën e fundit.

“Fituesi do të zgjidhet nga një grup i përbashkët nga BERZH dhe Ministria e Energjisë”, deklaroi ministrja.

Balluku vlerësoi investimin për parkun fotovoltaik në Seman, ndërsa theksoi se investitorët kanë nisur tashmë lidhjen e kontratave të para me firma të rëndësishme të tregut ndërkombëtar por edhe me kompani prodhuese të lidhura në tensionin 35 kilovolt.

“Ky park, me një kapacitet prej 50 deri 200 MW, hap pas hapi jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do ta kthejë Shqipërinë në një vend eksportues të këtij sektori”, u shpreh Balluku.

Balluku bëri të ditur se edhe në parkun e Karavastasë, nga kompania franceze “Voltalia” ka nisur vendosja e paneleve.

Ajo theksoi edhe nevojën e kryerjes së një studimi të ri industrial.

Nga ana tjetër, Balluku tha se mbështetja shtetërore nuk do të shkojë më për ngritjen e parqeve fotovoltaike, siç ishte deri tani, por në ngritjen e kapaciteteve depozituese.

“Investitorët duhet të marrin masat për ndërtimin e depozitave të energjisë së prodhuar. Ne do të mbështesim iniciativat për ndërtimin e depozitave”, deklaroi ajo.

Balluku foli dhe për forcim dhe shtim të kapaciteteve të linjave të transmetimit.

“Ndërtimi i linjës me Maqedoninë e Veriut do të nisë shumë shpejt. Ndërkohë që do të trefishohet kapaciteti i transmetimit me Greqinë, që është një lajm shumë i mirë për prodhuesit që do të duan të shesin energjinë në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi Balluku.

Balluku informoi se Sekretariatati i Energjisë në raportin e vitit 2022 ka vlerësuar Shqipërinë si vendi rajonal me progresin më të madh sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme dhe realizimit të tyre duke e vendosur kështu Shqipërinë në një standard tjetër dhe kthyer në një shembull për vendet e rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori